RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Me 30 Prill turneu i katërt tradicional “Lah Nimani”

2 min read

Federata e Boksit e Kosovës në prag të turneut të 4-të ndërkombëtar të boskit “LAH NIMANI 2011″ mbajti një konferencë për media lidhur me mbajtjen e këtij turneu me 30 Prill. Në këtë turne pritet të marrin pjesë boksierë nga 8 shtete: Polonia me dy boksier, Çekia me tre boksier, Kroacia me katër boksier, Bosna e Hercegovina me katër boksier, Mali i Zi me pesë boksier, Maqedonia me gjashtë boksier dhe nga Kosova pritet të marrin pjesë boksierët më të mirë në konkurrencën e juniorëve dhe të seniorëve. Akomodimin për këta boksierë edhe sivjet e bartë Departamenti i Sportit të Kosovës. Ndarjen e drejtësisë në këtë turne do ta bëjnë 3 gjyqtarë nga Kosvoa dhe 3 të tjera nga vendet tjera. Edhe sivjet do të ndahen çmimet. Juria do të shpallë boksierin më të mirë që do të fitojë Trofeun “Lah Nimani 2011”, pastaj do të shpallet tekniku më i mirë, çifti më luftarak dhe boksieri më përspektiv. Për boksierët pjesëmarrës do të ndahen medalje dhe diploma.

Fitues të turneut të deritashëm janë :
2008 – Mahmut Gorda /Kosovë/
2009 – Petar Nagy /Hungari/
2010 – Alban Bermeta /Shqipëri/

Boksierët që do të marrin pjesë në këtë turne nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina si dhe Mali i Zi, janë pjesëmarrës nga kampionatet botërore dhe ato evropiane, prandaj edhe priten luftëra interesante dhe boks cilësoror. Në këtë konferencë u tha se Ekipi nga Kosova do të marrë pjesë  në Turneun ndërkobmëtar në  Javorzno të Polonisë nga13 – 15 maj 2011. Kosovën do ta përfaqesojne Lirim Bajrami në kategorinë 54 kg, Besart Xhafa 69kg, Armend Xhoxhaj 81kg dhe Fisnik Muharremi 90kg. Përzgjdhës i Përfaqësueses së Kosovës është Xhevdet Peci. Atij do ti ndihmojë edhe Abaz Syla.

Kosovaboxing.org
22 Prill 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.