Kombëtarja e Shqiperisë në përgaditje në Velipojë
1 min readVelipojë, 27 Prill 2011 – Boksierët më të mirë të kombëtarës sonë janë duke u përgaditur intenzivisht për kampionatit evropian që fillon me 15 Qershor në Antalya të Turqisë. Përfaqësuesja jonë ka përzgjedhur bregdetin e njohur Velipojë afër Shkodrës, ku përmbush kërkesat optimale për përgaditje. Selektori i Shqipërisë, Zef Gjoni ka përzgjedhur katër më të mirët për momentin dhe pret medalje në këtë evropian. Të përzgjedhurit nga përfaqësuesja e Shqipërisë do të janë, Xhulio Vrenozi 64 kg, Asmer Bilalli 69 kg, Alban Bermeta 75 kg dhe Kristian Demaj 91 kg. Të katër këta akter në dy vitet e fundit kanë dhënë rezultate kulminante. Kosovaboxing.org në ditët para fillimit të kampionatit evropian do t`ju sjell një pasqyrë të vërtet nga pjesëmarrësit shqiptar. Boksierët tanë kanë arrit progres të madh këtyre viteve dhe nga rezultatet e arritura do të fitojnë medalje, së paku një, ky është këndvështrimi i redaksisë sonë.
Kosovaboxing.org
28 Prill 2011
Urimet me te perzemerta suksese Boxierve dhe Stafit. Por edhe redaksis tuaj
Suksese Perfasuses se SHqiperis jan duke bere pun mjaft te mir me pun arrihen te gjitha vetem suksese ne kampionatin Evropian pershendetje te perzemert nga Gazmendi bokser i KB. Prishtina(L)
flm artan nga ty,do mundohemi sa te kena mundesi me u kthy me medalie nga evropian..alban bermeta.