McGregor ndalet nga Poirier
1 min readAbu Dhabi, Emiratet e Bashkuara të Arabe, 23 janar 2021 – Irlandezi Conor McGregor ka pësuar në përballjen kundër amerikanit Dustin Poirier me nokaut teknik në raund të dytë.
McGregor e filloi mirë duelin duke pasur avantazh dhe goditje më të pastërta si në raundin e parë, poashtu ishte i saktë edhe në të dytin. Por, një moment iu desht Poirierit që të ndryshoj gjithçka dhe të triumfoj në mënyrë maestrale. Ai me goditje të njëpasnjëshme e hodhi në dysheme McGregorin dhe pasoi me goditjet e tij përmbi duke mos i lërë rast që të këndellët deri sa gjyqëtari ndali luftën.
McGregor e kishte mposhtur Poirierin me 2014 me TKO, por siç duket irlandezit i ka hunbur dëshira dhe refleksët dhe sipas asaj që pamë sonte ai duhet të penzionohet.
Kjo është disfata e pestë për McGregor, karshi 22 fitoreve, ndërsa që Poirier shënoi fitoren e 27-të në karrierë karshi gjashtë humbjeve që ka.