Matjet zyrtare nga Finlanda dhe Austria
1 min readDy boksierët tanë Edis Tatli dhe Shpetim Shala janë paraqitur mbrëmë në matjet e tyre zyrtare para përballjeve. Në qytetin Espoo të Finlandës, Edis Tatli dhe kundërshtari i tij Mzonke Fana kanë dalë nga 60.1 kilogramë. Ky meç do të jetë për titullin WBA Intercontinental.
Tatli radhitet i 10-ti në WBA në kategorinë e lehtë, ndërsa Fana poashtu i 10-ti në WBA por në një kategori më të ulët në super-pendël.
Tatli pas matjeve zyrtare theksoi se në rast se unë do të bëhem kampion i botës, atëhere do të ngrisë dy flamujt, atë të Kosovës dhe Finlandës, kishin qenë fjalët e boksierit tonë për mediat finlandeze.
Ndërkohë në Vienë, boksieri ynë Shpetim Shala së bashku më kundërshtarin e tij gjermanin Mounir Toumi kanë kryer matjet zyrtare para duelit të sontëm. Të dytë dolën të jenë 78.9 kilogramë. Dueli Shala dhe Toumi do të jetë për titullin WBF-Intercontinetal.
Kosovaboxing.org
6 dhjetor 2013