RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Lajmi e fundit: Tatli, Shala dhe Zenunaj fitojnë përballjet

1 min read

Shpetim ShalaTre boksierët tanë Edis Tatli, Shpetim Shala dhe Dardan Zenunaj kanë shënuar fitore në përballjet e tyre historike.

Tatli në qytetin Espoo të Finlandës mbrojti titullin WBA-Intercontinental ndaj ish-kampionit të botës, Mzonka Fana me vendim unanim pas 12-raundeve. Tre gjyqëtarët këtë përballje e vlerësuan në dobi të boksierit tonë me 118-110, 118-110 dhe 117-111.

Shala në Vienë të Austrisë arriti të mbroj titullin WBF-Intercontinental ndaj gjermanit Mounir Toumi me nakaut në raundin e 10-të. 

Ndërsa Dardan Zenunaj i cili ishte paraparë të boksoj me ish-kampionin e botës Malcom Klassen, ky duel nuk u realizua pasi afrikani nuk u lejua të hyjë në shtetin e Belgjikës për shkak të problemeve me vizën e cila nuk ishte valide. Prandaj, për mos të anuluar përballjen ekipi i Zenunaj në çastet e fundit morën boksierin Arnaud Dimidshtein për kundërshtar, të cilin Zenunaj e mposhti me ndërprerje në raundin e gjashtë.

Kosova Boxing rreth këtyre tre meçeve do t`ju japë detaje më shumë në raportet e zgjeruara në ditët në vazhdim.

Kosovaboxing.org
8 dhjetor 2013 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.