Matjet Zyrtare nga Dresden: Krasniqi 79.2 kg, ndërsa Adamek 79.0 kg
1 min readDresden, Gjermani, 12 Korrik 2013 – Janë mbajtur matjet zyrtare para meçit të neserme ndërmjet boksierit tonë Haxhi (Robin) Krasniqi dhe kundërshtarit Tomas Adamek. Krasniqi doli të jetë 79. 2 kg, ndërsa Adamek ishte më i lehtë për 200 gramë, 79.0 kg.
Dueli do të zhvillohet nesër mbrëma nga ora 19:00, ndërsa do të emitohet drejtpërdrejt në TV Sportiv shqiptarë, SUPERSPORT.
Meçi kryesor i mbrëmjes do të jetë i kampionit aktual botëror në versionin WBO në kategorinë super të mesme, Robert Stieglitz dhe sfiduesit nga Japonia, Yuzo Kiyota.
Foto: Peter Gercke / SES Boxing
Kosovaboxing.org
12 Korrik 2013