RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2024

Matjet zyrtare nga Çekia: Fabiana Bytyqi 45.5 kg, Denis Castle 45.9 kg

3 min read

Usti Nad Labem, Republika e Çekisë, 21 shtator 2018 – Janë zhvilluar matjet zyrtare ndërmjet boksierës sonë Fabiana Bytyqi dhe britanikës, Denis Castle. Dy boksierët janë dukur të përgatitura për nesër e kjo ka treguar edhe fotot zyrtare të prezantuara nga ekipi menaxhues SES Boxing e cila ka publikuar pas peshimeve.

Fabiana Bytyqi ka dal të jetë 45.5 kg, ndërsa Denis Castle ishte për 400 gramë më e rënd, 45.9 kg, duke mos kaluar asnjera limitin e kategorisë atom, 46.2 kg. Meçi do të jetë i vlefshëm për titullin vakant të kampionit botëror në versionin WBC.  

Kundërshtarja e Fabianës, britanikja Castle zhvilloi vetëm tre meçe në boksin profesionist në vitin 2014 duke fituar dy meçet e para dhe duke fituar të drejtën në meçin e tretë të dyluftoj për titullin e botës. Castle u mposht nga kampionja botërore, japonezja Momo Koseki. Castle detyrimisht u detyrua të largohet për katër vite nga sportet luftarake nga 2014 deri në fillim të këtij vitit 2018 pasi mbeti shtatëzënë duke sjellur një jetë një djalë si fëmijën e saj të dytë. Dhe tani i vije një rast tjetër, përsëri në boks dhe duke ditur potencialin dhe suksesin në tajboks, WBC i dha dritën jeshile që mundet të boksoj me Fabiana Bytyqin për brezin e botës që u shpallë vakant. E gjithë kjo për shkak të reputacionit të versionit WBC që tani më ky brezë është i populluarizuar edhe në tajboks, ku Castle ka fituar tre breza të versionit të WBC-së:

1.WBC – Kampione nacionale e Britanisë së Madhe në tajboks (2010-2011)
2. WBC kampione Internacional në tajboks (2011)
3. WBC kampione e botës në tajboks (2012)

Vlen të theksohet se Denise Castle meret edhe me atletikë. Ajo vitin e kaluar vrapoi në maratonin e New York-ut dhe të Londrës. Në maratonin e New York-ut ajo arriti një rezultat mbreslenës 3 orë e 20 minuta.Ndërsa për sukseset e Fabianës i kemi publikuar shumë herë. Ajo debutoi në boksin profesionist me 2015 si 18-vjeçare Titujt e fituar deri më tani:

2016 – Në duelin e saj të shtatë të boksit profesionist, me 5 mars në Pilsen të Republikës së Çekisë e fitoi titullin e kampionës së botës për të reja (WBC Youth) në kategorinë minimum, deri 47.6 kg, kundër bullgares, Teodora Bacheva me vendim unanim pas 10 raundeve. Po atë vit me 25 qershor mposhti sërish në meçin e radhës Teodora Bacheva-n në Usti Nad Labem në Republikën e Çekisë duke e mposhtur më bindshëm me dorëzim në raund të shtatë. Fabiana shkëlqeu në këtë vit ku në fund të vitit me 19 nëntor në Karlovy Vary të Republikës së Çekisë mposhti afrikanën nga Tanzania, Halima Vunjabei me vendim unanim pas 10 raundeve.

2017 – Mbrojtjen e tretë të titullit të kampionës së botës për të reja (WBC Youth) e pati me 30 shtator në Magdeburg të Gjermanisë. Fabiana mposhti ameriko-latinën nga Venezuela, Luisana Bolivar me vendim unanim. Në fund të vitit me 2 dhjetor 2017, Fabiana sfidoi edhe një titull të vlefshëm botëror, atë (WBC Silver) apo WBC të argjendtë, duke mposhtur afrikanën tjetër nga Tanzania, Fatluma Yazidu me nokaut teknik në raund të dytë.

2018 – Ky vit filloi për së mbari për kampionën tonë. Ajo me 9 qershor në Leipzig të Gjermanisë mposhti gjeorgjianën Teona Pirosmanashvili me nokaut teknik në raund të parë. E veçanta e gjithë kësaj ishte sakrifica e Fabianës të ulet në një kategori më të ulët, atë atom, deri 46.2 kg. Për shumë kend kjo kategori nuk është e njohur por botërisht ka filluar të zbatohet në boksin profesionist nga viti 2007. Me këtë performancë dhe paraqitje të shkëlqyeshme Fabiana fitoi të drejtën të sfidoj titullin vakant botëror, kundër britanikës, Denise Castle.

Fabiana është pamposhtur deri më tani me bilanc të përkryer prej 13 fitoresh (5 KO). Dueli i saj i 14-të pritet të jetë fatlumë duke pasur kombi ynë kampionën e parë botërore.

Artan Vërbica
21 shtator 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.