RTK

RTKLive
10 Shtator, 2024

Analizë: Joshua do ta nakautoj Povetkinin

4 min read

Artan Vërbica
22 shtator 2018

Boksieri më i popullarizuar në botë, britaniku Anthony Joshua do të mbroj titujt e kampionëve të botës, IBF, WBA dhe WBO kundër rusit Alexander Povetkin nesër mbrëma në stadiumin Wembley në Londër.

Joshua, për të cilën palestrat me kapacitet 20,000 deri 30.000 shikues janë të vogla, tregon popullaritetin që ka ky boksier i cili pas shumë vitesh ka kthyer sportin e boksit namin në pedistialin më të madh botëror. Prandaj Wembley nesër do të jetë i stërmbushur me rekonstruktimin që është bërë që kap kapacitetin e ulësve deri 90.000 shikues dhe poashtu në pjesën e poshtme të fushës duke pranuar afër 15.000 shikues, pritet të pranoj afër 100.000 shikues, ndoshta edhe më shumë.

Joshua (21-0, 20 KO) e pret këtë ballafaqim si çdo përballje tjetër duke respektuar Povetkinin me shumë eksperiencë. Kjo përballje do të jetë mjaft e rëndësishme duke mbrojtur brezat e kampionit të botës duke vazhduar dominimin në kategorinë e rënd. Në anën tjetër Povetkin (34-1-0, 24 KO) që ka vetëm një humbje nga Wladimir Klitschko në vitin 2013, ka pritur plot pesë vite ti vije rasti i dytë dhe ai vendimtar për të shkruar histori.

Si pritet të rrjedh përballja Joshua dhe Povetkin?
Duke ditur mbizotrimin e ekipit të Joshuas, Matchroom Promotion e Eddie Hearn, e gjithë pjesa profesionale e këtij kampi nuk do të rrezikonin boksierin e tyre po të mos i besonin Joshuas. Edhe pse në meçet e fundit është parë që Joshua ka nevoj akoma për shumë përmisime dhe përvojë, ai qëndron konstant dhe paraprak në duelet e tij. Ekipi Matchroom më shumë i kanë kushtuar meçit paraprak kundër zelandasit Joseph Parker se sa tani Povetkinit. Aq është i fortë kampi Matchroom që është shëndruar në ekipin më të mirë promovues botëror duke u shtrirë edhe në SHBA duke nënshkruar shumë boksier të njohur botëror, ndërsa së fundi në petkun e tyre iu bashkua edhe ukrainasi kampionin apsolut botëror në kategorinë kruzer, Oleksandër Usyk. Pra, mos të kishin siguri Matchroom do të lironin brezin IBF vakant dhe Joshua do të mbante dy të tjerët WBA dhe WBO. Por, jo ata janë të bindur se Joshua do të shkatërroj Povetkinin duke i dhënë fund karrierës së tij shumë vjeçare që Povetkin tani është i lodhur me 39-vite, që në boks është nga mosha 12 vjeçare. 380 meçe nga boksi olimpik dhe 35 meçe në boksin profesionist janë shumë, e këtë do ta zhfrytëzoj Joshua.

Povetkin që në karrierën e tij profesioniste debutoi me 2005 me ekipin Saurland ishte shpresë e madhe e boksit botëror. Duelet e para të tij ishin maxhepëse. Më kujtohet kur boksieri ynë Luan Krasniqi akoma ishte aktiv me 2006-2007 boksoi kundër amerikanit David Bostice duke e mposhtur me vendim unanim pas 10 raundeve, pas 11-muajve Povetkin boksoi me Bostice duke e shkatërruar në raund të dytë duke e penzionuar. Por, karriera e tij pati ngritje-zbritjet dhe ky boksier nuk ishte stabil në shumë meçet e tij. Ai mposhti disa boksier kulmor si ish-kampionin e botës Chrys Byrd dhe Eddie Chambers në duelet eliminatore duke i ikur vazhdimisht Wladimir Klitschkos, duke pritur rënjen e tij për vite. Priti një rast duke gjetur një meç më të lehtë kundër uzbekut Ruslan Chagaev për titullin e kampionit të botës në versionin WBA duke shënuar fitore kontraverze, sepse Chagaev ishte më i mirë. E mbrojti titullin e botës kundër Marko Huck edhe këtë meç kontraverz ku unë isha i pranishëm në Porsche Arena në Stuttgard me 2012 ku Huck-ut iu bë padrejtësi e madhe. U nda nga Saurlandi dhe politika ruse e mbështeti atë në vazhdim. Pas plot 6 viteve ikjesh erdhi momenti kundër Klitschkos. Ai mendoi se do ta mposht për shkak se dueli u zhvillua në Moskë, por ishte e kotë, Klitschko e dominoi edhe pse referi në ring Luis Pabon ishte i një anshëm duke e favorizuar Klitschkon duke lejuar gjatë gjithë kohës që Klitschko të mbahet në të duke e rrëzuar disa herë duke i hypur në shpindë. Vazhdoi me disa fitore të tjera kundër disa boksierëve jo edhe të klasit botëror. Dukej qartë se ishte i demotivuar por vazhdoi. Meçet e tij e nxehtë e ftohtë, vazhduan duke mos u treguar asnjëherë. Mezi i mposhti romunin Christian Hammer, ndërsa shkëlqeu kundër David Price duke e nakautuar.

Për Joshuan kemi folur shumë herë, kësaj radhe dhuruam më shumë për Povetkin. Meçi pritet të shkoj në këtë mënyrë: Joshua do të shfrytëzoj gjatësin dhe duart e tij të gjata. Me direkt të tij do mbaj larg sa më shumë. Duke ardhur nga rasti në rast, Joshua nga raundi i pestë deri te i teti do ta nakautoj Povetkinin.

www.kosovaboxing.org 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.