RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Matjet Zyrtare nga Berlini: Seferi 89.6 kg, ndërsa Perdomo 90.3 kg

1 min read

Nuri Seferi 1Berlin, Gjermani, 10 prill 2014 – Janë mbajtur matjet zyrtare në Berlin të Gjermanisë për meçin e nesërm ndërmjet boksierit tonë Nuri Seferi dhe Gysmyr Perdomo.

Seferi doli të jetë në peshore 89.6 kg, ndërsa Perdomo ishte më i rënd për 700 gramë, 90.3 kg.

Të dy boksierët kanë qenë optimist para përballjes, ndërsa në interes tonin ishte boksieri ynë Nuri Seferi i cili synon që me fitore të ngritet sa më shumë në renditjet botërore. Seferi aktualisht gjendet në pozitën e 14-të në WBO.

“Shpresoj të paraqitem sa më mirë nesër mbrëma dhe ti gëzoj të gjithë shqiptarët me fitore. Jam përgatitur qe dy muaj dhe gjithë kjo do të jap rezultat” theksoi Seferi për Kosova Boxing. 

Nuri Seferi 2Nuri Seferi 3

Kosovaboxing.org
10 prill 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.