RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Familja Kicaj e gatshme për organizimin e 3 majit në Winterthur

3 min read

Mustaf KicajNjëri ndër tajbokserët më të mirë shqiptar, Mustaf Kicaj do të ngjitet në ring me 3 maj në Winterthur të Zvicrës. Organizator do të jetë Flamur Kicaj (vëllai i Mustafës), i cili në këtë mbrëmje do të organizoj eviniment humanitar, ku të ardhurat do të dedikohen njerëzve të sëmurë nga kanceri. Ky eviniment  do të shërbej për krejt botën dhe mjekësin botërore në përgjithësi për gjetjen e medikamentit të kancerit.

Disa ditë më parë vëllezërit Kicaj, Mustafë dhe Flamur Kicaj qëndruan në Kosovë duke i bërë me dije edhe popullatës në Kosovë dhe më gjerë për incijativen e tyre, që nepërmjet sportit dëshirojnë të japin kontributin e tyre humanitar për qëllimin e tyre human.

Kosova Boxing: Z. Mustafë Kicaj, jeni në Prishtinë për të propaganduar qëllimin tuaj humanitar në prag të meçit tuaj me 3 maj në Winterthur të Zvicrës?

Mustaf Kicaj: Po jemi në Prishtinë duke dashur ti bëjmë me dije edhe popullatën tonë në Kosovë, për qëllimin që kemi. Është një breng botërore për gjetjen e ilaqit për kancerin andaj kemi marrë këtë vullnet që edhe ne sado pak të mundohemi të bëjmë diçka në këtë drejtim.

Kosova Boxing: Si e kanë mirëpritur qytetarët tonë në Kosovë për incijativën tuaj?

Mustaf Kicaj: Shumë mirë. Qëllimi ynë është objektiv, ti informojmë edhe njerzit tanë për qëllimin, prandaj krahas zvicëraneve kemi dashur edhe shqiptarëve në Kosovë por edhe më gjerë ti informojmë për incijativën tonë humane, që krahas organizimit tonë të popullarizojmë sportin e tajboksit njëkohësisht.

Të bëjmë disa pyetje edhe për organizatorin, Flamurin i cili e ka barën kryesore të organizimit.

Kosova Boxing: Flamur, si janë duke shkuar përgatitjet dhe a mund të informoni më shumë adhuruesit tanë të tajboksit për ngjarjen që do të ndodh?

Flamur Kicaj: Me 3 maj, ne në Winterthur do të organizojmë ngjarjen e dytë tonën në tajboks. Në të parën kemi pasur sukses dhe prandaj dëshirojmë të vazhdojmë me të njejtin qëllim, ngritjen e nivelit të tajboksit në Zvicër. Në mendje kemi që përvojën tonë ta sjellim edhe në Kosovë, ku me një mbështetje nga ndonjë afarist të mbajm edhe një ngjarje në Kosovë.

Kosova Boxing: Kush do të janë pjesëmarrësit?

Flamur Kicaj: Mustaf Kicaj dhe Selmdin Didiq do të kanë “prestige-fight”. Pastaj do të janë Ilir Beqiri i cili do të lufton për titullin e kampionit evropian. Poashtu Herolind Krasniqi dhe Liridon Osmanaj do të sfidojnë titullin e kampionit evropian. Adil Osmani dhe Fahir Batjari me vendbanim nga Austria do të luftojnë për titullin e kampionit të botës. Duhet përmendur se Liridon Veseli, Munuel Joau, Abdullah Ajdarus, Burak Oztekin dhe Jairo Ramirez janë nga shkolla e jonë Must-Gym të cilët stërviten nga Mustaf Kicaj. Në këtë mbrëmje do të boksoj edhe Lulzim Hyseni.

Mustaf KicajKush është Mustaf Kicaj?

Mustaf Kicaj u lind me 15 gusht 1983 në Greikoc të Suharekës. Në Zvicër emigroi me 1991 kur ishte vetëm 8-vjeçar. Sporti i tij i parë luftarak ishte Kung-Fu. Gjithmonë i kishte për zemër sportet luftarake. Pas një kohe filloi të stërvis Thai-Box apo (Muay-Thai). Si tajbokser arriti suksese ku në 40 meçe të zhvilluara deri më sot ka arritur 36 fitore (25 KO) dhe katër humbje.

Gjatë karrierës së tij ka arritur që të fitoj tre herë titullin e kampionit të botës, dy herë në versionin WFC dhe një herë në versionin IKBO. Duhet theksuar se Kicaj ka qenë edhe tre herë kampion i Zvicrës.

Nga duelet që ka zhvilluar vlen të theksohet fitorja ndaj ndaj kampionit të katërfisht botëror Mark Vogel. Në vitin 2009 sa ishte kampion i Zvicrës pranoi sfidën kundër gjermanit të ballafaqohet me te, dhe në Duisburg mposhti duke i befasur të gjithë të pranishmit, por Kicaj tregoi se rastësisht në vitet në vijim do të jetë ndër tajbokserët më të mirë në botë.

Përgatiti: 
Artan Vërbica
11 Prill 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.