RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Matjet zyrtare nga Berlini

2 min read

Robin (Haxhi) Krasniqi 76.6 kg vs. Cagri Ermis 76.9 kg
Fabiana Bytyqi 47.8 kg vs. Claudia Ferenczi 50.2 kg
Agit Kabayel 106 kg vs.  Lawrence Tauasa 121 kg

3Postamder Platz, Shopping Arkaden, Berlin, 8 janar 2016 – Janë zhvilluar matjet zyrtare në kryeqytetin gjerman ku nesër mbrëma boksieri ynë Robin (Haxhi) Krasniqi do të përballet me turkun me nënshtetësi gjermane, Cagri Ermis. Në peshime Krasniqi doli të jetë 76.6 kg, ndërsa që Ermis ishte më i rënd, 76.9 kg. Dueli Krasniqi dhe Ermis do të zhvillohet në tetë raunde.

7Dueli i Krasniqit dhe Ermis do të zhvillohet në kategorinë super të mesme. Krasniqi deri më tani ka zhvilluar 48 meçe me bilanc prej 44 fitoresh (17 KO) dhe katër humbje, ndërsa që Ermis ka zhvilluar 27 meçe me bilanc prej 18 fitoresh (5 KO) dhe 9 humbje, dy barazime.

 
4Në këtë mbrëmje do të boksoj edhe boksierja jonë perspektive, Fabiana Bytyqi. Ajo do të përballet me italianen Claudia Ferenczi. Fabiana në matje zyrtare doli të jetë 47.8 kg, ndërsa Ferenczi ishte 50.2 kg. Dueli ndërmjet Fabianes dhe Ferenczi do të zhvillohet në gjashtë raunde dhe do të jetë në kategorinë mizë. Fabiana deri më tani ka zhvilluar 5 meçe në boksin profesionist duke shënuar të gjitha fitore me rekord prej 5-0 (2 KO). Kundërshtarja e saj, italianja Ferenczi ka gjithsejt 64 meçe me bilanc prej 10 fitoresh (4 KO), 48 humbje dhe gjashtë barazime.

 

1Në mbrëmjen e nesërme do të paraqitet edhe boksieri i menaxhuar nga dy shqiptarët Franc Ndue dhe Astrit Ademaj, boksieri nga Samoa, Lawrence Tauasa. Ai do të ndeshet me boksierin vendës gjerman, Agit Kabayel. Në matjet zyrtare Tauasa doli të jetë 121 kg, ndërsa Kabayel 106 kg. Tausa ka gjithsejt 45 meçe me bilanc prej 35 fitoresh (23 KO), 9 humbje dhe një barazim. Ndërsa gjermani Kabayel njeh vetëm fitoret me bilanc prej 13 fitoresh (10 KO) në po aq meçe.

Kosovaboxing.org
8 janar 2016

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.