Lajmi i fundit: Haxhi Krasniqi dhe Fabiana Bytyqi triumfojnë në Berlin
1 min readFoto: Eroll Popova
Hotel Maritim, Berlin, 9 janar 2016 – Dy shqiptarët tonë, Robin (Haxhi) Krasniqi dhe Fabiana Bytyqi kanë shënuar fitore të rëndësishme në Berlin.
Krasniqi përball pati boksierin turk Cagri Ermis. Ky meç u zhvillua në tetë raunde, ku pas vlerësimit të gjyqëtarëve fitues u shpall boksieri ynë.
Në mbrëmjen e sontme boksoi edhe talentja jonë Fabiana Bytyqi. Fabiana pas një dominimi të plot në gjashtë raunde shënoi fitore me vendim unanim ndaj italianes, Claudia Ferenczi.
Në këtë mbrëmje boksoi edhe boksieri nga ishulli Samoa Lawrence Tauasa. Tauasa i menaxhuar nga menaxherët shqiptarë, Franc Ndue dhe Astrit Ademaj pësoi humbje nga boksieri gjerman Agit Kabayel me ndërprerje në raund të tretë.
Më shumë rreth fitores së Haxhi Krasniqit dhe Fabiana Bytyqi do t`ju sjellim në ditët në vazhdim dhe në numrin e radhës së Kosova Boxing Magazine e cila do të jetë në duart e lexueve nga fundi i muajit.
Kosovaboxing.org
9 janar 2016