RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Matjet zyrtare: Krasniqi 103 kg, Huck 99 kg

2 min read

IMG_1174Rathaus, Ludwigsburg, 15 nëntor 2013 – Janë mbajtur peshimet zyrtare para ndeshjës së nesërme ndërmjet Luan Krasniqit dhe Uwe Huck. Ky duel i cili ka ngjallur qytetin e Ludwigsburgut, ka arritur të zmadhojë ngjarjen duke tubuar emra të mëdhenjë të boksit, në prani të matjeve zyrtare.

Luan Krasniqi doli të jetë 103 kg, ndërsa kundërshtari i tij Uwe Huck ishte diç më i lehtë 99 kg.

IMG_1177IMG_1141IMG_1128IMG_1105“Ndjehem mirë që sërish do të vesh dorëzat, aq më tepër kur bëhet fjalë për humanitet. Fitorja apo humbja nuk kanë rëndësi për mua. E rëndësishme është që të ndihmojë zhvillimin e fëmijëve” theksoi Krasniqi për Kosova Boxing.

Qëllimi i njejtë është dhe për Uwe Huck. Ai e kishte spjeguar shumë mirë se si ai u rritë pa prind në jetimore, dhe që tani ka ndërtuar një jetimore për fëmijët që nuk kanë strehë dhe mbikqyrje. “Jemi këtu me Luanin që të zhvillojmë këtë aktivitet duke dhuruar të ardhurat për bamirësi” tha Huck për Kosova Boxing.

Në matje zyrtare u paraqitën edhe tre boksierë tjerë shqiptar që do të boksojnë nesër, Festim Kryeziu (Timo Schwarzkopf), Butrint Rama dhe Arijan Sherifi. Kryeziu do të boksoj me ish-kampionin e botës Junior Witter, Rama kundër Janos Varga dhe Sherifi kundër Egdijus Kakstys.

Ardhjen tonë e ka realizuar Ikona e boksit tonë Luan Krasniqi dhe vëllai i tij Agim Krasniqi, gjë që i falenderojmë publikisht për respektin e treguar.

Nga Ludwigsburgu 
Artan Vërbica 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.