RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Dardan Zenunaj kundër Malcolm Klassen me 7 dhjetor

3 min read

Zenunaj i gatshëm të bëj histori

Dardan zenunajYlli i boksit ukrainas dhe botëror, Vasyl Lomachenko, ka befasur të gjithë me debutimin e tij në boksin profesionist, duke fituar që në meçin e tij të parë titullin WBO-Internacional. Lomachenko pritet që shumë shpejt të sfidoj titullin e kampionit botëror. Deri sa ukrainasit mburren me talentin e tyre Lomachenko, dhe të arriturat e tij, edhe ne shqiptarët mund të mburremi me një boksieri tonin, i cili me pak meçe ka bërë publikun shqiptar për vete, ai është Dardan Zenunaj. Zenunaj i cili që në fillim të karrierës së tij nuk i është frikësuar asnjë boksieri duke rrezikuar dhe boksuar me ndoshta më të mirët e kategorisë së tij, por edhe kategorive tjera, ka arritur që në nëntë meçet e tij të para të shënon 8 fitore (6 KO) duke pësuar një humbje të papritur nga George Moldeveanu, por duke iu revanshuar më pas me fitore me nakaut në raund të pestë.

Nuk e kemi cilësuar Zenunaj yll të ri të boksit tonë, sepse zemra e tij e madhe e luanit, ka bërë që të ngritet për dy kategori tjera për të boksuar me armenin me shumë përvojë Hovhannes Zhamkochyan për titullin IBO-Intercontinental. Zhamkochyan kishte 33 meçe profesioniste me bilanc prej 26 fitore (15 KO), pesë humbje dhe një barazim, ndërsa Zenunaj vetëm 8 meçe me bilanc prej 7 fitore (5 KO) dhe një humbje. Dhe Zenunaj i patrembur dhe i vendosur arriti të bëjë hapin historik duke e nakautuar që në raundin e parë armenin e natyralizuar duke shokuar gjithë publikun e tij në qytetin Hainaut.

Por, Zenunaj nuk ndalet, ai meçin e radhës do ta ketë poashtu me një boksier me cilësor, bëhet fjalë për ish-kampionin e botës, jugë afrikanin Malcolm Klassen. Klassen kampion i dyfishtë botëror ka boksuar me boksier cilësor si Robert Guerrero, Cassius Baloyi, Will Tomlinson, etj. Ai deri më tani ka zhvilluar 35 meçe profesioniste me rekord prej 27 fitore (14 KO), 6 humbje dhe dy barazime.

Kosova Boxing kontaktoi boksierin tonë duke e pyetur se a është i vetëdijshëm për cilësinë e jugu-afrikanit, ndërsa Zenunaj deklaroi: “Jam plotësisht i vetëdijshëm me kualitetin që posedon. Unë jam i gatshëm të luftoj kundër tij dhe të fitoj. Kam punuar shumë dhe dua ti tregoj të gjithëve se jam ndër më të mirët në botë. Nuk dua të presë shumë, dua të shoh vetën sa vlejë. Nëse kam suksese vazhdoj, nëse jo atëhere tërhiqem, por unë dhe gjithë stafi im kemi besim të plotë se do të arrijmë qëllimin” theksoi Zenunaj për Kosova Boxing.

Sfida numëron afër 20-ditë ndërsa Zenunaj është i gatshëm të bëjë histori. Ai është vetëm 26-vjeçar dhe ka të ardhme të ndritshme.

Artan Vërbica
13 nëntor 2013

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.