RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Mati triumfon me vendim unanim

2 min read

Michelob Ultra Arena, Las Vegas, 29 maj 2021 – Reshat Mati (10-0, 7 KO) ka shënuar fitore të rëndësishme mbrëmë duke mposhtur portorikanin Ryan Pino (8-7-2, 4 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve.

Dueli ishte mjaft i ngushtë sikur se që e vlerësuan dy gjyqëtarë me 58-56, vlerësim korrekt, ndërsa i treti e vlerësoi të gjitha raundet e fituara të boksierit tonë, me 60-54.

Mati hyri në këtë meç me një nervozitet të madh. Ai që nga fillimi hasi në vështirësi ku portorikani Pino me provokimet e tij arriti disi të mos lejoj boksierin tonë ta bëjë meçin ashtu siç duhet. Mati dëshironte që sa më shpejt ti qërroj hesapet me te, por Pino ja rastësisht dëshmoi se jo rastësisht gjashtë humbjet e tij i ka pësuar me pikë. Ai i mbajti të gjitha raundet boksierit tonë. Por, e rëndësishme ishte fitorja e merituar e cila hap një dritare tjetër për Matin i cili sigurisht nga meçi i radhës ai do të bëjë meçe në tetë raunde, ku deri më tani Mati ka zhvilluar duelet në gjashtë raunde.

Me këtë fitore të vlefshme Mati tani pozicionohet i 102-ti në botë në kategorinë velter në entin për statistika, boxrec.com. Ky është një përparim i jashtzakonshëm i 22-vjeçarit mbrenda tre vitëve. Ai akoma do të rritet në vazhdim ku progresi i tij pritet të ketë arritje madhështore.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.