RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

LUAN KRASNIQI PLANIFIKON TE RIKTHEHET NE RING

2 min read

Luan Krasniqi do të rikthehet edhe një herë në ring. Edhe pse në moshën 39-vjeçare, boksieri ynë synon të paraqitet sërish në ring. Pas një kariere të sukseshme për 20-vite, Krasniqi nuk i lejon veten të penzionohet me humbje. Shumë boksier më të dobët se ai, kanë arritur titullin e kampionit e Luan Krasniqi e mundon kjo gjë. Pas luftës që do të ketë tani në fillim të vitit 2011, Krasniqi nuk do të ndalet por do të sfidon titullin e kampionit botëror, ky është synimi i tij. “Ende kam forcë të jashtëzakonshme dhe energji të madhe. Dua ta di edhe një herë se ku jam”, ka deklaruar boksieri kosovar Luan Krasniqi, i cili planifikon të rikthehet në ring në moshën 39 vjeqare.
Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i tij Christoph Schickhard: “Po është e vërtetë, jemi duke punuar në atë drejtim qe Luani përsëri të kthehet në ring dhe kjo punë mund të kryhet shumë shpejt”, ka deklaruar Schichard.

Deri më tani datë definitive nuk ka, mirëpo Luani pritet të ktheht në shkurt të vitit të ardhshëm në palestrën Ludwigsburger Arena.
Luani Krasniqi ka deklaruar se gjithmonë e ka pasur ëndërr të boksoj në arenën e Ludvigsburgut, ku edhe ndihet si në shtëpi.

Meqin e fundit Krasniqi e ka zhvilluar më 15 nëntor 2008, kur ishte mposhtur me KO nga Alexander Dimitrenko.

Që nga ajo kohë, Luani u angazhua si ekspert i boksit në televisionin e njohur gjerman RTL, ndërsa tani ka vendosur të kthehet sërish.
Për boksierin kosovar, ky do të ishte meqi i tij i 36-të në boksin profesionist si dhe shansa e fundit për të arritur synimin e tij të kahmotshëm që të stoliset me një titull të kampionit të botës.

Kosova Boxing e din datën e zhvillimit të tij të duelit dhe kundërshtarin por këtë gjë kanë dëshiruar vetë boksieri ynë që të mbetet e fshehtë deri sa të finalizohet, por redaksia jonë do të jetë e para që do t`ju informojë.

Valon Pajaziti
3 Nëntor 2010

7 thoughts on “LUAN KRASNIQI PLANIFIKON TE RIKTHEHET NE RING

  1. ndoshata kesaj radhe do ta merr ma seriozisht..veq kuptohet duhet shum pune ..te urojm fat luan edhe aty dot e jem kur ti bokson si gjithmon…

  2. sukse Luan Krasniqi dot perkrahim
    sporti eshte lami e kuptushme e gjdogje e ban te veten

  3. shpresojm te gjith rikthimin e luan krasniqit ne boks dhe te arri fitore deri te titulli i kampionit botror suksese luan .

  4. pershendtetj per gjith shiptaret kudo qe jan.kisha pas shum deshir qe lunai ta arrit at qellim qe e pret. kures besoj se gjith shiptaren e presim edhe na ket qellim prej luan krasniqit. i deshiroj nje fitore te sukseshme, pershendetje nga jetoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.