RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Edis Tatlit i përcaktohet kundërshtari

1 min read

Boksierit tonë nga Prizreni, Edis Tatli i është përcaktuar kundërshtari për 27 Nëntor, ku në Helsinki të Finlandës do të takohet me bullgarin Asan Yuseinov. Yuseinov është kampion i Bullgarisë në kategorinë e lehtë. Ai deri më tani ka zhvilluar 8 fitore (6 KO), 1 humbje dhe 2 barazime, ndërsa Tatli deri më tani ka zhvilluar 12 duele ku ka shënuar të gjitha fitore. Javë më parë Kosova Boxing prezantoi duelin e tij në bashkëpunim me televizionin RTK. Dueli i tij me Yuseinov do të jetë mjaft i vlefshëm. Nga cilësia dhe talenti që posedon, Tatli premton shumë në të ardhmen. Ky do të jetë dueli i tij i dytë në tetë raunde. Dueli Tatli dhe Yuseinov do të jetë parameç i duelit Arthur Abraham dhe Carl Froch.

Kosovaboxing.org
3 Nëntor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.