RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Liridon Zeqiri më i miri në turneun ndërkombëtar “Agim Rashiti”

3 min read

Palestra Bashkim Selishta, Gjilan, 9 Prill 2011 – Mbrëmë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan u mbajt turneu tradicional ndërkombëtar “Agim Rashiti”. Në prani të afër 1000 shikuesve dhe në një atmosfere të bukur dhe me nji program argetues, morën pjesë shtetet  nga Çekia, Polonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova. U zhvilluan gjithësej 12 meçe ku u tregua boks cilësor dhe lufta të mira dhe te forta dhe një nivel i mirë. Ndër meçet më të mira dhe që ngritën publikun në këmbë duke duartrokitur ishte meçi në mes të Liridon Zeqirit dhe Velky Patrik nga Çekia. Të dy treguan boks cilësor dhe meç të forte në tre raunde, ku për një nuancë boksieri kosovar ishte më i mirë dhe gjyqëtarët me meritë shpallen fitues boksierin Zeqiri edhe boksierin më të mirë të turneut. Zeqiri iu revanshua boksierit çek nga humbja e vitit te kaluar. Burim Hasani fitoi ndaj njërit ndër boksierët më të mirë të Malit te Zi, Dragan Peshiç. Kjo është fitorja e dytë e Hasanit ndaj Peshiç në dy javët e fundit. Ai e mposhti javën e kaluar në Podgoricë, Peshiçin. Pas fitores një ditë më parë në Ferizaj ndaj Nersad Miliceviç, Bermeta tregoi edhe një herë superiotetin e tij ndaj çekut Shatek Milan ku tregoi vlera të mëdha të boksit në tre raunde. Poashtu Asmer Bilalli i cili një natë më parë në Ferizaj shkatëroi malazesin Branko Mirkoviç, doli fitues edhe në Gjilan ndaj polakut Juraj Kasaniç, ku në tre ruande Bilalli u tregua më i mirë. Sergjo Sina nga K.B. Tirana mposhti Shpetim Ahmetin nga Kosova me vendim unanim. Në konkurrencën e femrave, Albulene Gubetini nga K.B. Trepça 89` doli më e mirë se vendësja Fatlume Ahmeti nga K.B. Drita. Fatos Ferizi nga K.B. Kosova Vushtrri u mposht nga Esild Kalmi i K.B. Tirana pas tre raundeve. Egzon Muqolli nga K.B. Besa Pejë mposhti Kadri Murselin nga K.B. Kastrioti me pikë. Malazesi Marko Radonjiç doli më i mirë se çeku Alesh Shebesta me vendim unanim.

Rezultatet :
52 KG – ROBIN DATKO (ÇEKI) vs. ARDIAN GASHI (KOSOVË) – 2-0
56 KG – VISAR REXHEPI (KOSOVË) vs. LIRIM BAJRAMI (KOSOVË) – 2-0
56 KG – ESILD KALEMI (SHQIPËRI) vs. FATOS FERIZI (KOSOVË) – 2-0
60 KG – LIRIDON ZEQIRI(KOSOVË) vs. VELKY PATRIK (ÇEKI) – 2-0
64 KG – SERXHO SINA (SHQIPËRI) vs. SHPETIM AHMETI (KOSOVË) – 2-0
64 KG – BURIM HASANI (KOSOVË) vs. DRAGAN PESHIÇ (MALI I ZI) – 2-0
69 KG – MARKO BOZOVIÇ (MALI I ZI) vs. VEBI LULAJ (KOSOVË) – 2-0
69 KG – ASMER BILALLI (SHQIPËRI) vs. JURAJ KASANIÇ (POLONI) – 2-0
75 KG – ALBAN BERMETA (SHQIPËRI) vs. SHATEK MILAN (ÇEKI) – 2-0
81 KG – EGZON MUQOLLI (BESA PEJË) vs. KADRI MURSELI (K.B. KASTRIOTI) – 2-0
91 KG – MARKO RADONJIÇ (MALI I ZI) vs. ALESH SHEBESHTA (ÇEKI) – 2-0

Konkurrenca e femrave :
60 KG – ALBULENA GUBETINI (TREPÇA) vs. FATLUME AHMETI (K.B. DRITA) – 2-0

Juria në fund zgjedhi më të mirët e këtij turne:

Boksieri më i mirë: Liridon Zeqiri
Tekniku më i mirë: Asmer Bilalli
Çifti më luftarak: Burim Hasani dhe Dragan Peshiç
Boksieri më perspektiv: Robin Darko

Ky turne u organizua nga K.B. Drita nën patronatin e kuvendit komunal të Gjilanit. Gjyqëtarët e kësaj ndeshje ishin, Latif Demolli, Rrustem Konjuhi, Agim Tahiraj, Aliriza Rexhepi, Agim Shala, ndërsa delegat ishte Elhami Bajrami.

Kosovaboxing.org
10 Prill 2011

4 thoughts on “Liridon Zeqiri më i miri në turneun ndërkombëtar “Agim Rashiti”

  1. Urime Egzon Muçolli vetem per para, se ma i miri je, vetem po na befason çdo here bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.