Alban Bermeta shpallet boksieri më i mirë i turneut ndërkombëtar në Ferizaj
6 min readPalestra “Bill Clinton” Ferizaj, 8 Prill 2011 – Në një ambient të bukur në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, është mbajtur turneu ndërkombëtar në boks amator, për nder të 30-vjetorit të ngjarjeve historike në këtë qytet. Pjesëmarrës në këtë turne ishin shtetet e rajonit, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe vendasi Kosova. Shqipëria u përfaqësua me kombëtaren në krye me selektorin Zef Gjonin dhe tre boksierët më të mire të kombëtares sonë, Asmer Bilalli, Alban Bermeta dhe Kristian Demaj. Mali i Zi u prezentua me dy boksier nga Cetinja, Branko Mirkoviç dhe Almir Sijariç. Maqedonia solli boksier nga Shkupi, Ajdin Ferati dhe Shaqir Dauti dhe Tetova, Fikret Iseni. Nga Kosova protagonist kryesor ishin Bujar Sejdiu, Mahmut Gorda, Endrit Hoxhaj, Kadri Murseli, Burim Gjoci, Mehmet Asllani, Arton Brahimi, Fetah Leskovica, Kushtrim Rama, Valendin Bajramaj. Të gjithë këta akter e bënë këtë turne të jetë madhështor. Organizator i këtij turneu ishte Shoqata e Sportistëve të Pavarur Profesionist të Kosovës në krye me legjendën e boksit Aziz Salihu. Kontribut të madh për të zhvilluar këtë turne dha edhe Fatmir Hoxha.
64 kg – Ajdin Ferati (Maqedoni) vs. Almir Sijariç (Mali i Zi) – 2-0
Turneu filloi me meçin e parë ndërmjet reprezentuesit të Malit të Zi, për junior Almir Sijariç, që njëherit ishte i treti në kampionatin evropian për junior dhe boksierit perspektiv nga K.B. Çairi, Ajdin Ferati. Dueli ishte mjaft i mirë, ndonëse malazesi ishte favorit në këtë ndeshje, por kështu nuk doli, sepse boksieri 15 vjeçar Ferati ,befasoi medalistin e bronzt evropian për junior. Farati u shpall fitues me vendim të gjyqëtarëve.
64 kg – Valendrin Bajramaj (K. B. Kastrioti) vs. Kushtrim Rama (K.B. Gjakova) – RSCO 2
Talenti nga Ferizaji Valendrin Bajramaj mposhti boksierin nga Gjakova, Kushtrim Rama. Ky duel përfundoi para kohe, pasi treneri kundërshtar tërhoqi boksierin e vet në raund të dytë.
64 kg – Mahmut Gorda (K. B. Gjakova) vs. Fetah Leskovica (K. B. Kastrioti) – Barazim
Mahmut Gorda kësaj radhe përfaqësoi K.B. Gjakova ku u takua me Fetah Leskovicën nga K.B. Kastrioti. Dueli filloi me një epersi nga boksieri vendas nga Ferizaji të cilit i takoi raundi i parë. Në raundin e dytë Gorda balansoi meçin me një epersi të vogël. Në raundin e tretë Gorda ishte më i mirë, por kjo nuk i mjaftoi të fitoj. Gjyqëtarët vendosën për barazim.
69 kg – Asmer Bilalli (Shqipëri) vs. Branko Mirkoviç (Mali i Zi) – RSCO 1
Fituesi i fundit në “Memorialin Vllaznia 2011” në kategorinë deri 69 kg, Asmer Bilalli nuk kishte mëshirë aspak për boksierin nga Mali i Zi, Branko Mirkoviç. Shkodrani Bilalli hyri me shumë vetëbesim dhe që në çastet e para i pa dobësit e kundërshtarit ku me disa goditje të një pas njëshme, detyroi trainerin e Malit të Zi ta hedh peshkirin. Bilalli në turneun e fundit në Shkodër mposhti boksier cilësor si italianin Cereti me 6:1, kazakun Svarv 5:4 dhe maqedonasin Risteri me ndërpreje. Pra fitorja e sontme është e katërta në një periudh të shkurt një javore. Bilalli ka kualitete për të rrëmbyer ndonjë medalje në kampionatin evropian këtë vit dhe botëror poashtu.
75 kg – Arton Brahimi (K.B. Gollaku) vs. Fikret Iseni (Maqedoni) – 2-0
Duel interesant ishte edhe ai mes boksierit nga K.B. Gollaku nga Prishtina dhe boksierit nga K.B. Tetova nga Maqedonia. Edhe ky meç kishte çasjet e veta, ku boksieri prishtinas tregoi më shumë vlera duke fituar me vendim të gjyqëtarëve.
75 kg – Shqir Dauti (Maqedoni) – Endrit Hoxhaj (Gollaku) – DQ 3
Meç tjetër interesant ishte mes boksierit nga Maqedonia, Shaqir Dauti dhe boksierit nga Kukësi i cili mbrojti ngjyrat e K.B. Gollaku nga Prishtina. Dueli filloi mjaft mirë ku pas disa goditje jo të pastërta, gjyqëtari ndëshkoi vetëm boksierin Hoxhaj, padrejtësisht. Më Pastaj Hoxhaj u rikthye me një goditje të saktë, gjë që e detyroi gjyqëtarin ti numëroj boksierit shkupjan. Raundi i dytë kishte qastet e mira për të dy, por në një moment Hoxhaj merr gjakosje në hund dhe ndalet për një moment deri sa priti ndihmën e trainerit, por gjyqëtari e ndëshkoi për arsye se u ndal dhe i numëroi kukësianit. Kjo disi i humbi konceptin e luftës dhe në raundin e tretë sërish Hoxhaj ra nën ndikim të kundërshtarit dhe u ankua te gjyqëtari, gjë që u diskualifikua. Edhe pse ky duel përfundoi para kohe, ishte mjaft bukur dhe kënaqi adhuruesit. Të dy boksierët treguan përshtypje të mira për të ardhmen.
75 kg – Alban Bermeta (Shqipëri) vs. Nersad Miliceviç (Real Rom Graçanica) – RSCO 2
Emocionet në palestrën “Bill Clinton” erdhën në duelin mes boksierit të kombëtarës sonë Alban Bermeta dhe boksierit nga Real Rom nga Graçanica, Nersad Miliceviç. I gjithë spektatori me padurim prite këtë meç, gjë që Miliceviç në dy vitet e fundit ka treguar meçe të forta në Kosovë. Para këtij dueli Bermeta dhe Miliceviç kishin boksuar dy here, në turneun Lah Nimani vitin e kaluar ku Bermeta fitoi dhe poashtu në ditën e romëve ku padrejtësisht Bermetes iu morr fitorja në Graçanicë. Tani erdhi përballja e tretë e tyre që Bermeta e shkatëroi plotësisht në dy raunda ku gongu e shpëtoi dhe kjo e bëri që Miliceviç u dorëzua. Kjo luftë e treguar nga Bermeta e bëri që boksieri nga Tirana të zgjidhet boksieri më i mirë.
81 kg – Kadri Murseli (K. B. Kastrioti) vs. Lavdim Islami (Maqedoni) – 2-0
Boksieri nga Kastrioti i Ferizajit, Kadri Murseli ka dal më i mirë se Lavdim Islami nga Maqedonia. Ishte një meç i balansuar por për një nuancë më të mire Murseli ishte më i mirë. Paraqitje e tij gëzoi shumë adhurues të pranishëm që ishin ardhur ta përkrahin.
81 kg – Bujar Sejdiu (Kosovë) vs. Burim Gjoci (K.B. Gjakova) – 2:0
Meç interesant ishte edhe ai mes Bujar Sejdiut dhe Burim Gjocit. Ky duel sjelli mjaft emocione ku të dy boksirët shpenzuan mjaft goditje. Ndonëse në dy raundet e para meçi ishte i barabartë, raundi i tretë ishte përcaktues ku Sejdiu ishte diç më i përgaditu dhe fitoi këtë meç. Sejdiu është pamposhtur këtë vit dhe ka treguar lufta të mira këtë edicion. Sejdiu ka mposhtur tre boksier cilësor këtë vit, Nersad Milicevicin me vendim të gjyqëtarëve, pastaj fitorja ndaj Jasmin Glogic me ndërprerje dhe tash fitorja ndaj Burim Gjocit. Sejdiu aktualisht ka rezultatet më të mira në Kosovë.
+91 kg – Kristian Demaj (Shqipëri) vs. Mehmet Asllani (K.B. Gjakova) – 2:0
Fituesi në “Memorialin Vllaznia 2011” në kategorinë deri 91 kg, Kristian Demaj ka treguar boks cilësor ndaj gjakovarit Mehmet Asllani. Në një meç të pakomprimis mes dy boksierve Demaj ishte më i mirë. Sipas paragjykimit tonë ky meç nuk doli edhe shumë i mire për arsye se të dy nuk ishin të një kategorie. Demaj afër 90 kg ndërsa Asllani afër 100 kg, dhe kjo ishte edhe arsyeja që nuk u zhvillua luftë e mirë sepse kishte më shumë kapje dhe shtyerje. Demaj në finale të turnout “Memoriali Vllaznia 2011” mposhti boksierin nga Kazagistani, Stermbayev.
Konkurrenca e Juniorëve:
64 kg – Ajdin Ferati (Maqedoni) vs. Almir Sijariç (Mali i Zi) – 2-0
64 kg – Valendrin Bajramaj (K. B. Kastrioti) vs. Kushtrim Rama – RSCO 2
Konkurrenca e seniorëve :
64 kg – Mahmut Gorda (K. B. Gjakova) vs. Fetah Leskovica (K. B. Kastrioti) – Barazim
69 kg – Asmer Bilalli (Shqipëri) vs. Branko Mirkoviç (Mali i Zi) – RSCO 1
75 kg – Arton Brahimi (K.B. Gollaku) vs. Fikret Iseni (Maqedoni) – 2-0
75 kg – Shqir Dauti (Maqedoni) –vs. Endrit Hoxhaj (Gollaku) – DQ 3
75 kg – Alban Bermeta (Shqipëri) vs. Nersad Miliceviç (Real Rom Graçanica) – RSCO 2
81 kg – Kadri Murseli (K. B. Kastrioti) vs. Lavdim Islami (Maqedoni) – 2-0
81 kg – Bujar Sejdiu (Kosovë) vs. Burim Gjoci (K.B. Gjakova) – 2:0
+91 kg – Kristian Demaj (Shqipëri) vs. Mehmet Asllani (K.B. Gjakova) – 2:0
Juria përzgjedhi më të mirët e këtij turneu:
Boksieri më i mirë : Alban Bermeta
Boksieri më luftarak : Bujar Sejdiu
Boksieri më teknik : Ajdin Ferati
Artan Vërbica
9 Prill 2011
bravo hajdin te lumt veq para
bravo hajdin ferati te lumt suksese nga une