RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Lawal kundër Murrey, këtë të premte

1 min read

martin-murrey-vs-nuhu-lawalArthur Abraham ishte parashikuar të boksonte me britanikun Martin Murrey këtë të premte me 11 nëntor në Monte Carlo. Por, Abraham vetëm disa ditë pasi ishte nominuar nga versioni WBO për meçin eliminator me boksierin tonë Robin Haxhi Krasniqi, ky i fundit u tërhoq, gjëja që është i lënduar. Kuptohet se ai do të përqendrohet tek meçi me Haxhi Krasniqin i cili pritet të zhvillohet nga fillimi i vitit 2017.

Por, gjithë kjo politikë dhe strategji e boksierit armen Abraham shkoi në dobi tek një boksieri tjetër i cili mezi priti këtë rast. Bëhet fjalë për të pamposhturin, nigerianin Nuhu Lawal (23-0, 13 KO) i cili menaxhohet nga dy menaxherët shqiptar, Franc Ndue i njohur si Franki dhe Astrit Ademaj. Meçi do të jetë i vlefshëm për titullin WBA-Kontinental në kategorinë e mesme.

Me plot optimizëm Ndue dhe Ademaj kanë pranuar ofertën nga ekipi i Murrey. “Ditën e djeshme arritëm marrëveshjen përfundimtare. Murrey është boksier i madh, por ne jemi shumë optimist se nga kjo përballje do të dalim fitues” theksoi Astrit Ademaj për Kosova Boxing.

Optimist dukej edhe Franc Ndue ku njëherit është edhe trajner i Lawal. “Skemi dyshuar dhe ishim të vendosur dhe pranuam përballjen vetëm pak ditë para. Do të fitojmë, i njoh cilësitë e Lawal dhe besoj në te” tha Ndue për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
10 shtator 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.