RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Berat Aliu po shkëlqen edhe këtë vit. Këtë fundjavë nakautoi Gianmarco Donateo

2 min read

berat-aliu-1Berat Aliu është njëri ndër kikboksierët shqiptarë më të shquar sot. Ai meçin e fundit e zhvilloi në fundjavë në qytetin Wittlich te Gjermanisë ku përballë pati italianin, Gianmarco Donateo. Këtë përballje Aliu e përfundoi shumë shpejt, në raund të parë ku me një goditje “High-Kick” nakautoi kundërshtarin. 

Në këtë vit Aliu pati disa duele të mira duke dalur disa herë ngadhnjimtar ku pësoi edhe një humbje. Meçin e parë të vitit e pati me 7 maj në qytetin Halle të Gjermanisë, ku përball pati gjermanin John Kallenbach. Meçi ishte i vlefshëm për titullin e botës WFCA, ku Aliu arriti të triumfoj me vendim unanim pas pesë raundeve. 

Duelin e dytë të vitit e pati tre javë më pas në Wittlich të Gjermanisë ku përball pati romunin, Flavius Boicius. Pas një lufte të fortë në tre raunde, fitues doli Aliu i cili ishte më i mirë.

Meçin e tretë të vitit e zhvilloi me 3 shtator në Darmstadt të Gjermanisë, ku për kundërshtar pati rusin Ramon Kübler. Edhe këtë meç Aliu e fitoi me vendim unanim pas tre raundeve duke vazhduar shkëlqimin e tij.

Çdo sportist ka ngritjen dhe zbritjen dhe kjo i ndodhi edhe Aliut i cili meçin e katërt të tij këtë vit e humbi me 24 shtator në Pragë të Çekisë, ku pas tre raundeve të forta dhe për një nuancë u mposht nga Matous Kohout. Ai nuk e dëshpërua dhe siç e theksuam më lartë u kthye fortë javën e kaluar në Wittlich te Gjermanisë duke nakautuar Gianmarco Donateo në raund të parë.

Aliu deri më tani ka zhvilluar 83 meçe duke shënuar 68 fitore (23 KO), 14 humbje dhe 1 barazim. 31-vjeçari deri më tani ka fituar disa tituj botëror, –
2012 – World-Champion – A.F.S.O, 2013 – World-Champion – W.U.F.C dhe këtë vit me 2016 – World-Champion – W.F.C.A.

Artan Vërbica
10 nëntor 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.