Kuqi bokson me Vidovic me 29 Maj në Shkodër
2 min readJetmir Kuqi do të bokson këtë të shtunde me kroatin Josip Vidovic. Kuqi në boksin amator që ishte mjaft i sukseshëm ashtu edhe në boksin profesionist ka startuar me nivel të lartë të paraqitjeve duke fituar tre duele, ndër to dy me ndërprerje. Kundërshtari i Kuqit, Josip Vidovic është një boksier cilësor me një bagazh të madh në boksin amator dhe në kick-box poashtu duke qenë dy herë kampion i Kroacisë dhe një herë kampion i Bosnjë dhe Hercegovinës. Kosovaboxing.org morri lajmin nga menagjeri i Vidovic, Jozo Gabric i cili njëherit është bashkëpuntor i yni. Ai na tregoi për udhëtimin për në Shkodër. Gabric na tregoi për bashkëpunimin që ka me zyrtarët shkodran. “Edhe herën e kaluar ju kam sjellur boksier nga Kroacia. Ishte dueli me Zoran Cvek muajin e kaluar, ku ishte luftë e fortë ku Kuqi fitoi me meritë fitues në atë duel” deklaroi Gabric. “U kam ofruar edhe boksierin e mirënjohur Ante Bilic, por për momentin ata nuk janë të interesuar të shtin Kuqin në sfida të mëdha edhe pse Vidovic është mjaft i rrëzikshëm” theksoi Gabric. “Vidovic ka dy duele profesionale mirpo ende nuk i ka zyrtare duelet e tij, një fitore dhe një humbje, sepse ka pas probleme me licencë profesionale” tha Gabric në lidhje telefonike për Kosovaboxing.org.
Ndërkohë Jetmir Kuqi ishte mjaft i cektë për luftën e ardhshëm. “Jam i përgaditur dhe pres fitoren e radhës. Besoj në kualitetet e mia. Fitorja e katërt do të jetë një shtytje tjetër rreth së ardhmes sime” deklaroi Kuqi për Kosovaboxing.org.
Në parameç të duelit të Jetmir Kuqit do të boksojnë edhe tre pjesmarrësit e kombëtarës së Shqipërisë për kampionatin evropian, Kristian Demaj, Enea Kovaçi dhe Aleksandër Rama, kurse boksierët si Albi Sorra dhe Feliks Kruja janë lane jashtë. Në ditët në vijim do t`ju sjellim një analizë reth të ardhmës së kombëtarës sonë me të mirat dhe këqijat e saj.
Artan Vërbica
26 Maj 2010
sigurisht qe kuqi do e fitoj edhe kete duel sukses miku im
Albi Sorra nuk eshte lene jashte zoterinj te nderuar. Ai ndodhet per studime ne Rusi. Per momentin ai nuk ndodhet fare ketu. E se si i takon te beje ndeshje kur nuk eshte se di.
albi sorra nuk eshte lene asnjeher jasht por ai vazhdon studimet jasht dhe ..kur nuk eshte ne shqiperi ska si te boksoje 🙂