RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Kryemeçet këtë fundjavë në Pejë, Bazel dhe Hainaut

3 min read
E shtunë, 23 Mars në Pejë – Disarjot Gashi vs. Valentin Stoychev
E shtunë, 23 Mars në Basel, Zvicër – Arnold Gjergjaj vs. Janne Katajisto
E shtunë, 23 Mars në Hainaut, Belgjikë – Dardan Zenunaj vs. Hovhannes Zhamkochyan

Javë e pasur e boksit profesionist këtë fundjavë në Pejë, Bazel të Zvicrës dhe Hainaut të Belgjikës.

E shtunë, 23 Mars në Pejë – Disarjot Gashi vs. Valentin Stoychev

disarjot gashiNë Pejë në palestrën “Karragaçi” dorëzat do ti kryqëzoj boksieri pejan, Disarjot Gashi i cili përball do të ketë boksierin bullgar Valentin Stoychev. Dueli do të zhvillohet në 6 raunde. Gashi deri më tash ka zhvilluar 14 meçe profesioniste dhe ka bilanc të mirë prej 11 fitore (7 KO), 2 humbje dhe 1 barazim. Ndërsa bullgari Stoychev ka gjithësej 17 meçe profesioniste me bilanc prej 4 fitore (3 KO), 11 humbje dhe 2 barazime. Pas këtij dueli Gashi pritet që me 25 Maj të zhvillojë një duel tjetër në Bad Ragaz të Zvicrës ku do të sfidon një boksier me kualitet të lartë. “Kam për synim t`i zhvilloj dy-tre duele para vitit të ri që të ngritem në ranglistë botërore. Në muajin Maj synoj një boksier të madh, ndërsa ka fundi i vitit shpresoj të më ipet një rast për një titull të vlefshëm” tha Gashi për Kosova Boxing.

E shtunë, 23 Mars në Basel, Zvicër – Arnold Gjergjaj vs. Janne Katajisto

arnold gjergjaj Në Bazel, Arnold Gjergjaj do të bokson kundër funlandezit Janne Katajisto.Gjergjaj në ringun profesionist është i pamposhtur ku në 20 meçe profesioniste i ka të gjitha fitore, 14 me ndërprerje. Kundërshtari i tij Katajisto poashtu është pamposhtur në 14 meçe profesioniste me 13 fitore (6 KO) dhe një barazim.
Gjergjaj është i përgatitur si kurr më parë për këtë duel. Ai ka zhvilluar seanca të jashtëzakonshme me boksier kualitativ si britanikun Tyson Fury i cili në renditjet botërore rangohet më lartë se Gjergjaj. Fury i cili rangohet në vendin e 4-të në versionin WBC do të mund që shumë shpejtë të sfidon Vitali Klitschkon dhe për këtë arsye ka udhëtuar enkas nga Britania e Madhe në Zvicër për të zgjedhur një boksier të fortë si Gjergjaj për përgatitje. Aktualisht Gjergjaj renditet në pozitën 104 në boxrec dhe fitorja ndaj Katajistos do të përparojë akoma në renditje botërore, ndërsa shumë shpejtë pritet që Gjergjaj të rangohet në TOP-15 në katër versionet botërore. “Jam shumë i përqendruar për këtë meç, ku kam ushtruar mjaft për këtë duel. Çdo vit kam synime të mëdha, dhe besoj këtë vit do të jetë viti i titujve, por shpresoj deri te titujt të arrijë me hapa të sigurtë” theksoi Gjergjaj për Kosova Boxing.

E shtunë, 23 Mars në Hainaut, Belgjikë – Dardan Zenunaj vs. Hovhannes Zhamkochyan

Dardan Zenunaj 11Dardan Zenunaj do të dyluftoj për titullin e dytë në karrierë, ku këtë fundjavë do të sfidon titullin e vlefshëm internacional “IBO – International Boxing Organization” në kategorinë super pendë. Zenunaj bokson në kategorinë super bantam por ka pranuar sfidën për dy kategori më lartë në atë super pendë për tu kurrorëzuar me titullin IBO. Ai përballë do të ketë boksierin armenë me nënshtetësi belge Hovhannes Zhamkochyan i cili krahas që bokson në kategorinë e tij, ai poashtu ka më shumë përvojë se ai në ringun profesionist. Zenunaj ka bilanc prej 7 fitore (6 KO) dhe 1 humbje, ndërsa kundërshtari i tij Hovhannes Zhamkochyan ka bilanc prej 26 fitore (15 KO), 5 humbje dhe 1 barazim. Zenunaj do të jetë para një sfide të vërtetë. “Nuk kam menduar shumë dhe së bashku me trajnerin tim kemi marrë vendimin të pranojmë këtë meç. Për titullin IBO në vitet e fundit ka luftuar shumë boksier të njohur, si Wladimir Klitschko etj. Shpresoj unë ta fitoj në kategorinë super bantam” theksoi Zenunaj për Kosova Boxing.

Agjensioni ynë Kosova Boxing do t`ju sjell më të rejat nga matjet zyrtare dhe reportazhet e zgjeruara të dueleve.

Përgatiti:
Artan Vërbica
21 Mars 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.