Krasniqi, Uldedaj dhe Hetemi, të tre në eventin e përbashkët në Halle të Gjermanisë
2 min readMbrëmje e shqiptarëve me 3 shkurt
Tre boksierët tanë, Robin Haxhi Krasniqi, Jurgen Uldedaj dhe Elvis Hetemi do të shfaqën me 3 shkurt në qytetin Halle të Gjermanisë. Të tretë do të kenë meçe të rëndësishme në ecurinë e karrierës së tyre. Kjo mbrëmje e shqiptarëve me 3 shkurt do të jetë më interesantja e vitit që sapo ka filluar për opinionin tonë.
Krasniqi (46-5-0, 17 KO) ende nuk e ka kuptuar kundërshtarin pasi për te është e vështirë të gjindet një kundërshtar dhe të gjithë ia kanë frikën të përballen me te. Mirëpo kjo do të mësohet shumë shpejt, sigurisht që gjatë kësaj jave.
Uldedaj (7-0, 2 KO) do të ketë sfidën më të vështirë deri më tani. Ai do të sfidoj titullin internacional të Gjermanisë, kundër çekut Jakub Synek (8-0-1, 2 KO). Të dy boksierët janë të gatshëm për këtë përballje dhe synojn fitoren, por shpresojmë që boksieri ynë nga Lezha të dal fitues në këtë përballje sfiduese.
Talenti tjetër shqiptarë, Elvis Hetemi (9-0, 8 KO) do të boksoj në këtë ngjarje. Sikur se për Krasniqin, edhe për Hetemin kundërshtari do të bëhet publik shumë shpejtë.
Kosova Boxing fton sa më shumë adhurues shqiptarë të jenë prezent me 3 shkurt në Halle të Gjermanisë, që ti përkrahim boksierët tanë që kanë nevoj për mbështetjen tuaj.
www.kosovaboxing.org
17 janar 2018