RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Kolaj dhe Chadlioui caktohet me 16 shkurt

1 min read

Brambel Bar & Kitchen, Romë, Itali, 16 janar 2018 – Edhe zyrtarisht është caktuar data e meçit e Orial Kolaj dhe spanjollit, Mustafa Chadlioui. Meçi do të zhvillohet me 16 shkurt në Romë të Italisë e cila do të jetë e vlefshme për titullin EBU-EU, të Bashkimit Evropian.

Dueli i cili ishte paraparë të zhvillohet me 24 nëntor u shty për shkak që Kolaj theu gishtin tre javë para meçit. Kjo detyroi boksierin tonë të presë të sanoj lëndimin që të jetë qind për qind gati. Tani kjo është e mundur dhe Kolaj pret të fitoj dhe të vazhdon rrugëtimin drejt qëllimit të dyluftoj për titullin e kampionit evropian dhe atë botëror. 

Ekipi promovues i Kolajt, “Round Zero SRL” mbajti sot një konferencë për gazetar duke njoftuar të gjithë opinionin italian dhe atë botëror për datën e meçit të Kolaj me 16 shkurt dhe njëkohësisht për boksierin tjetër të këtij ekipi, Giovani De Carolis i cili do të boksoj me 19 janar kundër Bojan Radoviç dhe pastaj me 24 shkurt në Australi për titullin WBA të Oqeanisë kundër Bilal Akkawy.

“Jam i gëzuar dhe po ndihem mirë. Shpresoj që më mos të kem ndonjë lëndim dhe gjërat të ecin si më së miri. Shpresoj që viti 2018 të jetë më i miri i imi” theksoi Kolaj për Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org
16 janar 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.