Krasniqi i gatshëm të sfidoj titullin e botës për herë të dytë
2 min readPotsdam, Brandenburg, Gjermani, 28 mars 2014 – Robin Haxhi Krasniqi ka shkëlqyer mbrëmë me fitoren e tij ndaj ganezit, Emmanuel Danso. Ai dominoi plotësisht meçin që nga fillimi i raundit të parë e deri në raundin e shtatë kur e nakautoj Danson me një aperkat klasik, duke e dërmuar plotësisht. Pra, Krasniqi dhuroi për të gjithë të pranishmit, boks cilësor, spektakël, dhe në fund fitoren duke gëzuar miliona gjerman dhe shqiptar anë e mbanë botës.
Para këtij dueli Krasniqi është renditur i 8-ti në versionin WBO, dhe me fitoren e titullit WBO-Internacional, ai do të gjendet sërish në mesin e pesë boksierëve më të mirë në renditje. Por, Krasniqi siç duket dhe informacioneve që posedon Kosova Boxing, ai fokusin do të ketë në versionin WBA, tek kampioni aktual i këtij versioni, Jurgen Brahmer. Danso para duelit me Krasniqin renditej i 4-ti në WBA dhe me fitoren e mbrëmshme, ai sigurisht do të jetë në mesin e TOP-10 edhe në WBA. Sipas të gjitha gjasave Krasniqi do të synoj që në fund të vitit të boksoj me Brahmer.
Fitorja e Krasniqit vjen në një moment domethënës. Ai humbi duelin për titullin e kampionit të botës në versionin WBO, vitin e kaluar nga britaniku Nathan Cleverly, ndërsa nuk qëndroi bindshëm në duelin e rikthimit ndaj çekut Tomas Adamek. Por, mbrëmë Krasniqi heshti të gjithë kritikët duke iu treguar se ai akoma ka fuqi dhe ambicie për të synuar titullin e kampionit të botës për herë të dytë.
Artan Vërbica
29 mars 2014