RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Krasniqi i gatshëm për kundërshtarin e ri

1 min read

EBU Kampioni i Evropës, Robin Krasniqi të shtunën rikthehet në ring për t’u përballur me boksierin nga Venezuela, Ronny Landaeta që është kampion i Bashkimit Evropian.

Në konferencën për media Krasniqi ka lavdëruar kundërshtarin e radhës, duke thënë se ai ka vetëbesim të madh dhe ka qetësi të jashtëzakonshme.

Krasniqi ishte paraparë që të boksonte me Stefan Hartelin, por kjo nuk u realizua, dhe promotori i tij siguroi meçin ndaj Landaetas.

“Respekt për punën që ka bërë promotori im, dhe mirë që ekipi i Ronny Landaetas u pajtua kaq shpejtë, përndryshe përgatitjet e mira do të shkonin huq”, është shprehur Krasniqi.

31 vjeçari shqiptar për këtë meç është përgatitur përreth tre muaj, pasi kishte fituar titullin në qershor të këtij viti.

Krasniqi e Landaeta do të boksojnë të shtunën, më 17 nëntor, nga ora 22:20.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.