RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Analizë: Barazimi që ka vlerën më të madhe se fitorja

3 min read

Artan Vërbica
18 nëntor 2018

EWS Arena, Goppingen, Gjermani, 17 nëntor 2018 – Seferi Seferi i ka dalur kafshatë e vështirë ish-kampionit botëror Firat Arslan. Në anën tjetër Seferi i prishi edhe planin tjetër boksierit turk i cili nepërmjet tij dëshiroi që të vinte edhe një herë në një situatë për të sfiduar titullin e kampionit të botës në versionin WBO, në atë version ku ky titull pritet të shpallet vakant pasi kampioni apsolut botëror aktual në të gjitha versionet Oleksander Usyk, pritet të vazhdoj të boksoj në një rang më lartë, në kategorinë e rënd.

Seferi i cili në dy vitet e fundit u bë njëri ndër boksierët shqiptarë që ishte në qendër të vëmendjes, dëshmoi se nuk ka ardhur te rastet e tij, rastësisht. Dy vite më parë dëshmoi kualitetet e tij kundër WBA-kampionit botëror Manuel Charr se ka aftësi të përballet me boksier kulmor ku pësoi me pikë, por dëshmoi duke luftëtuar deri në fund. Ai këtë përballje e mori disa javë para me Charr dhe po të kishte përgatitje të mjaftueshme, do të kishte mundësinë edhe të fitonte. Nuk u ndal me kaq duke qenë i suksesshëm me 2017 dhe në fillim të 2018-tës. Dhe befasia e radhës i erdhi për të këtë vit për të boksuar me ish-kampionin e padiskutueshëm botëror Tyson Fury. Seferi edhe pse boksier i kategorisë kruzer me plot dëshirë dhe guxim e pranoi përballjen kundër britanikut të fuqishëm. Në duel me te Seferi bëri aq sa mundi por ishte Fury një kalibër tjetër, shumë më i madh ku dueli doli të jetë i pabarabartë, por që Seferi u mundua duke boksuar kundër Furyt katër raunde.

Se i përket kategorisë kruzer dhe mund të jetë i aftë edhe të fitoj e tregoi kundër Firat Arslanit. Shumë kush ndoshta se ka besuar se Seferi do të mund të bëjë kaq shumë, por ai heshti skeptikët duke barazuar dhe duke u larguar nga Goppingeni kryelartë. Ai i bëri të gjithë shqiptarët krenar. Seferi në një atmosferë të zjartë në qytetin e Arslanit, aty ku jetojnë një komunitet i madh i turqëve, doli të luftoj në 12-raunde. Në fund gjyqëtarët meçin e vlerësuan të barabartë, dy gjyqëtarë 114-114, ndërsa njëri 115-113.

Ky barazim dëshmon se Seferi ishte më i mirë. Po meçi të zhvillohej në ndonjë vend tjetër sigurisht se Seferi do të dalte fitues për një apo dy raunde. Gjithsesi nga kjo përballje mund të jemi të kënaqur. Ky barazim që ka vlerën më të madhe se fitorja do të jetë shtytje-motiv për të ardhmen. Seferi duhet të mendoj dhe të kërkoj nga promoteri i tij Erol Ceylan një meç për ndonjë titull të vlerësuar. Sot për sot titujt që janë bërë në numër të madh dhe me vlerën dhe kuptimin jo aq të respektuar, tregojnë se me të vërtet kush janë boksierët e vërtetë dhe ata që unë quaj burra, e ky është Seferi që nga meçi në meç tregoi burrëri. Pasi jam një bashkpuntor i ngushtë i menaxherit dhe promoterit të Seferit, Erol Ceylan i cili herë pas herë edhe nga unë kërkon mbështetjen duke bashkpunuar në forma të ndryshme dhe besa duke ditur edhe mendimin e tij, jam i bindur që Seferi me 2019 nga ajo që ka treguar Seferit do ti ipet një mundësi e madhe.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.