Krasniqi: Do t`a nakautoj Cleverlyn
2 min readLondër, 17 Prill 2013 – Për ta nderuar, respektuar dhe përkrahur Haxhi Krasniqin, sot kishin shkuar shumë shqiptar për të mbështetur në paraqitjen “Work-Out” në Londër. I pranishëm ishte edhe kampioni aktual botëror Nathan Cleverly, të cilin të shtunën mbrëma do ti matin forcat e tyre. Ndër të pranishmit ishte edhe boksieri ynë i sukseshëm që vepron në Angli, Kreshnik Qato dhe trajneri i tij, Agim Halili.
Ndryshe nga ditët më parë të cilin Cleverly e nënqmoi Krasniqin duke deklaruar se për pesë raunde do të përfundoj meçin, ai sot ishte më i kujdesshëm duke thënë se ka të boksojë me boksierin më të mirë deri më tani.
Krasniqi ishte i qetë si kurr më parë, i koncetruar, i përgatitur dhe me një humor shumë të mirë i kishte gjërat të zakonshme. Ai theksoi: “Ëndrra ime po afron. Kam pritur gjatë për këto ditë. Kam një bindje të fortë që të shtunën do të jam kampion i bote. Nuk kam respekt për te, që nga sekondat e para do ta sulmojë dhe kam bindje që do ta nakautoj Cleverlyn” theksoi Krasniqi për Kosova Boxing.
Deri sa Krasniqi kishte qetësinë shpirtërore, te Cleverly shihej nervozizëm para kësaj përballje. Ai për çudi bënte lëvizje të pamatura, dhe sillej vërdallë në ring duke mos demonstruar asgjë që i përket një kampioni.
Nga informacionet tjera që i morëm, në shenjë për ta dekoncetruar boksierin tonë, ekipi anglez tre herë në ditë po i bën testin e dopingut për ta thyer mentalisht. Poashtu në Hotelin ku është vendosur ekipi i Krasniqit, lëshohet herë pas herë alarmi emergjent i rrejshëm për të dekoncetruar atë. Por Krasniqit këto gjëra nuk po i lënë përshtypje, ai i qetë po e pret përballjen dhe ditën historike kur do të bëhet kampion i botës.
Të gjitha këto informacione na sjell bashkëpuntorët tanë Agim Halili dhe Eroll Popova, të cilët i falenderojmë shumë.
Shkruan: Agim Halili
Foto: Eroll Popova