Kovalev mbron titujt botëror kundër Isaac Chillembas
1 min readEkaterinburg, Rusi, 11 korrik 2016 – Pas më shumë se pesë viteve, Sergey Kovalev (30-0-1, 26 KO) ka zhvilluar një meç në vendlindjen e tij në Rusi, ku ai kësaj radhe mbroji titujt e kampionit të botës (Super-WBA, IBF dhe WBO) kundër afrikanit nga Malavi, Isaac Chilemba (24-4-2, 10 KO) me vendim unanim pas 12-raundeve.
Ndryshe nga herat e tjera ku jemi mësuar që “Krusher” ti thejë kundërshtarët dhe përballjet e tij të përfundojnë para kohe, ai kësaj radhe arriti të fitoj me vendim unanim pas 12-raundeve. Tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e thellë të Kovalev, 116-111, 117-110, 118-109.
Nga kjo përballje nuk dolën të kënaqur shumë adhurues të Kovalev, por ai forcën dhe potencialin e tij do t`a ruaj me 19 nëntor atëherë kur do të boksoj me njërin ndër boksierët më të mirë të gjitha kohërave, Andre Ward. Përballja e tyre do të zhvillohet në ekstra palestrën moderne të ndërtuar në Las Vegas, në T-Mobile.
Kosova Boxing
12 korrik 2016