RTK

RTKLive
14 Gusht, 2022

Kell Brook sfidon Genady Golovkin me 10 shtator në Londër

2 min read

Brook vs. GolovkinKampioni botëror në kategorinë velter në versionin IBF, Kell Brook ka marrë guximin e plotë të ngritet në dy kategori më lartë në të mesmen, për të sfiduar kampionin unifikues botëror (WBA, WBC, IBF) Genady Golovkin. Ky super meç do të zhvillohet me 10 shtator në O2 Arena në Londër.

Kjo ka qenë një befasi dhe e papritur për gjithë botën e boksit, pasi Brook është dy kategori më poshtë më i miri dhe askush se ka pritur që ai të marrë atë guxim e të ngritet e të boksoj kundër boksierit më të mirë të kohës, Genady Golovkin.

Golovkin ishte në biseda me Chris Eubank Jr dhe pritej të realizohej ky meç, por në momentin e fundit Eubank u tërhoq. Disa ditë më pas erdhi edhe te finalizimi i kësaj përballje, ndërmjet Brook dhe Golovkin..

Guximi i Brook konsiderohet madhështi nga ekspertët dhe do të shihet se sa i mirë është ai për tu përballur me një super kampion botëror siç është “Triple-G”. Brook njeh vetëm fitoret në karrierën e tij të profesionistit. Ai ka bilanc prej (36-0, 25 KO), njësoj si Genady Golovkin (35-0, 32 KO).

Ky meç nga Kosova Boxing konsiderohet si sfida më interesante jo vetëm e këtij viti, por edhe e së kaluarës dhe së ardhmës. Prandaj boksi me të feshehurat e tij vazhdon të jetë sporti më i mirë i sporteve me grushte.

Artan Vërbica
10 korrik 2016  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.