RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Kovalev dhe Mikhalkin këtë të shtunë në Madison Square Garden

2 min read

Kryeqyteti i botës, New York-u do të jetë në një festë të vërtetë të shtunën me 3 mars, pasi do të zhvillohen dy meçe për kampion bote në dy pjesë të qytetit, njëra në Manhattan në Madison Square Garden, e tjetra në Brooklyn në Barclays Center. Në MSG do të boksojnë dy rusët Sergey Kovalev dhe Igor Mikhalkin për titullin e kampionit të botë në kategorinë gjysëm të rënd në versionin WBO,  ndërsa në BC do të boksojnë amerikani Doantey Wilder dhe kubanezi Luis Ortiz për titullin e kampionit të botës në versionin WBC.

Adhuruesit e boksit do të janë në siklet se cilin meç ta përcjellin duke ditur se dy duelet do të janë mjaft interesante.

Kovalev (31-2-1, 27 KO) dhe Mikhalkin (21-1-0, 9 KO) do të zgjojë interesim të madh duke ditur se në New York jeton një komunitet i madh i rusëve dhe kjo përballje do të jetë mjaft interesante. Poashtu e gjithë vëmendja do të jetë edhe nga Rusia e cila do të presin të shohin se cili nga patriotët e tyre është më i mirë. Në parameç të kësaj ngjarje do të boksoj edhe rusi tjetër nga Kurgistani, Dimitri Bivol (12-0, 10 KO), i cili do të mbroj titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysëm të rënd në versionin WBA. Bivol përballë do të ketë kubanezin Sullivan Barrea (21-1-0, 14 KO).

Duhet cekur që sparring partner i Igor Mikhalkin ka qenë boksieri ynë Shpetim Shala. Shala në Hamburg ka qëndruar dy javë duke ndihmuar boksierin rusë, i cili ka rastin e jetës.

www.kosovaboxing.org
1 mars 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.