RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Kosova me dy të arta dhe një trofe në Sarajevë

3 min read

Mbrëmë në orët e vona përfundoi finalja e turneut ndërkombëtar X “Hakija Turajliq –Talijan” në boks, që u mbajt në Sarajevë.

Kosova në turne është paraqitur me tre boksierë, një gjyqtar dhe trajnerin Shefki Bogujevci. Liridon Zeqiri (60 kg) e Arian Gashi (69 kg) ishin në finale e madhe dhe dëshmuan vlera të larta.

Liridon Zeqiri boksoi kundër reprezentuesit të Bosnjës, Senad Kariç, në të cilën është zhvilluar një meç tejet interesant për tre runde. Boksieri nga Kosova tregoi mjeshtëri të rralla dhe teknik të përsosur, duke e gjunjëzuar me rezultat bindës boshnjakun. Zeqiri stoliset me medalje të artë. Ardian Gashi në kategorinë 69 kg u ballafaqua me shpresën olimpike të Bosnjës, Ermin Avdiç, i cili në turneun e Zenicës ka qenë boksieri më i mirë  dhe fitoi “Dorëzën e Çeliktë”. Gashi boksoi me mençuri dhe me teknikë të përsosur, duke fituar me plotë meritë dhe rrëmbeu medaljen e artë.

Në finale drejtësinë e ndau edhe gjyqtari ndërkombetar, Latif Demolli,  i cili u vlerësua me notë të lartë.

Juria shpalli boksierin ë të mirë teknik Liridon Zeqirin. Në turne morën pjesë shtatë shtete: Austria, Kosova, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. “Kosova edhe njeherë tregoi se jemi në rrugë të mirë për të kthyer namin e boksit dhe të kemi nje të ardhme të ndritshme. Kemi potencial të mirë edhe për Kampionatin Evropian  e Botëror, si dhe Olimpiadë. Boksierët në turneun e Sarajevës vërtetë treguan shpirt luftarak, zbatuan detyrat me përpikëri dhe si rrjedhojë e kësaj dominuam, duke fituar dy medalje të arta. Nuk duhet të vetëkënaqem me këto dy medalje, por mision i yni është të punojmë me përkushtim që të përmirësojmë edhe disa gabime që po na shfaqën dhe të ngrehim cilësinë në nivel edhe më të lartë. Konsideroi se është një sukses i mirë, por edhe një konfirmim se po na pret një periudhë e shkëlqyeshme. Në Sarajevë dëshmuan se kemi boksierë të shkathët dhe më pak kushte më të mira, besoj e shpresoj se në garat e ndryshme ndërkombëtare mund të radhisim suksese të lakmueshme”, ka thënë Shefki Bogujevci, trajner.

Ky turne ka shërbyer si parapërgatitje për pjesëmarrje në Kampionatin Evropiane të shpresave olimpike 19-22 vjeç, që mbahet në muajin dhjetor në Kaleningrad të Rusisë.

Kemi ftesë si federatë të jemi pjesëmarrës me juniorë edhe në Kampionatin Botëror, që zhvillohet në Armeni gjatë muajit dhjetor dhe me tre nëntor të këtij vitit edhe në Kampionatin Evropian për femra që mbahet në Wladyslawowo të Polonisë.

Nesër (18 shtator) me dy boksiere: Albulena Gubetini e Fatlume Ahmeti udhëtojnë për Gliwice të Polonisë, ku mbahet turneu ndërkombëtar që është një test i mirë para Kampionatit Evropian.  Në këtë turne drejtësinë do të ndajë edhe Latif Demolli, gjyqtar ndërkombëtar.

Të gjitha informacionet vijnë nga FboxK-së.

Kosovaboxing.org
17 Shtator 2012

7 thoughts on “Kosova me dy të arta dhe një trofe në Sarajevë

  1. hallall ju koft shqiptarve me ju tregu botes se kush ishim e qka jemi .ne ishim me te miret por nuk na kan dhen te drejten e luftimit kurr.vetem per para shqipe.

  2. oo ska sen ktu kosove ktuu veq ii maltretojn bokserat sa njersin edhe gjakun e tynee i hajn hajnattt ee sjauu jepin as ni centtt se jan pijaneca tfliqt ktu kum than e ku me than kosova ka veq 2 boxera e ata jan Liridon Zeqiri dhe Burim Hasani edhe kan me kan gjithe ee barvoo ju koft ee urim shume per medale dhe ty gjithashtu Liridon per Tekniku mai mir Tung ju pershendes nga Fatulmi nga Italia

  3. oooo kjo sosht senn se kjoo eshte veq maltretim i boxerav see kta ushtro e derdh njerss e gjakk edhe nfund ja marin kryesija dhe trainerat parett qa i fitojj se jan pijaneeca tfliqtt se veq neper caffe tmuzikes live ii ki 24 or se kosova ka veq 2 boxeraaa edhe ata jann Liridon Zeqiri dhe Burim Hasani e kan me kan gjithe ee urim per susskse nee Sarajev ee urime ty Liridon per teknikun mat mir Tungg nga Zvicraa ju pershendes

  4. ky turnament seshten “hakija turajlic” jepni emrin e sakt te turneut hakija turajlic u mbajt disa muaj me heret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.