Kosova kundër Gjermanisë me 9 Janar
2 min readPërfaqësuesja e boksit amator të Gjermanisë do të zbarkoj në kryeqytetin tonë në Prishtinë me 9 Janar për të zhvilluar duelin miqësor me përfaqësuesen e Kosovës. Te dy federatat kanë arritur marrveshje për këtë ndeshje miqësore mjaft të rëndësishme për Kosovën. Këtë ndeshje e ka mundësuar boksieri ynë Luan Krasniqi, i cili gëzon rrespekt të madh në Gjermani por edhe më gjërë. Luan Krasniqi ka kohë që është duke lobuar për fedratën e Kosovës nëpër federatat e shteteve të Evropës që të pranohet sa më shpejt në Federatat evropiane EABA dhe botërore AIBA. Sekretari teknik i federatës së boksit të Kosovës, Latif Demolli theksoi për redaksinë tonë, se ky është një rast historik për boksin e Kosovës. “Gjermania ka një përfaqësuese të fortë. Do të mundohemi të mobilizohemi me boksier nga anë e mbarë shqiptarisë dhe kudo që boksojnë shqiptarët tanë, nga Shqipëria, Maqedonia, e Diaspora, pasi në Kosovë momentalisht kemi dy apo tre boksier që janë konkurrent për boksierët gjerman, të cilët kanë shumë përvojë dhe cilësi mjaft të madhe” tha më tej Demolli për Kosovaboxing.org.
Në përfaqësuesen e Gjermanisë bokson një shqiptar për grup moshat e reja te kadetët 18 deri 19 vjeçar, ai është Donat Avdijaj, por do të jetë e vështirë të grumbullohet pasi në kategorinë e tij deri 91 kg, është boksieri gjerman Stefan Kober i cili është i pakonkurrencë deri më tani. Avdijaj në kampionatin botëror për kadet që u mbajt këtë vit në Baku të Azerbejxhanit, zuri vendin e pestë në botë, pra ai është përspektiv e madhe e boksit tonë.
Kosova Boxing është redaksia e parë që e merr këtë informatë si gjithnjë dhe do t`ju informojë edhe për përbërjen e përfaqësueses sonë. Ndërkohë Federata e boksit të Kosovës këtë fundjavë organizon kampionatin e Kosovës ku do të mbahet në Prishtinë. Ende nuk janë përcaktuar se sa garues do të jenë, por nëse numri do të jetë i madh, atëhere finalja mund të zhvillohet tjetrën javë në Gjakovë para turneut “Xhafer Thaqi” në Gjakovë.
Artan Vërbica
3 Nëntor 2010