RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Kopylenko debuton me sukses në ringun amerikan

1 min read

Vitaliy_KopylenkoHammond, Indiana, SHBA, 28 Shkurt 2014 – Talenti ukrainas, Vitaly Kopilenko, ka shkëlqyer në meçin e tij të parë në SHBA duke mposhtur vendasin Carreso Fort me ndërprerje në raund të dytë, duke ia shkaktuar humbjen e tretë në karrierë, karshi 17 fitore (11 KO) dhe një barazimi. Kopylenko i cili ka pranuar sfidën në turneun “Boxcino” në kategorinë e mesme për të boksuar boksierët më të mirë të kategorisë së mesme nga kontinenti amerikan, ka shpërthyer vrullshëm duke iu treguar se në SHBA ka udhëtuar i uritur për tu dëshmuar. Ai ka bilanc prej 23 fitore (13 ko) në poaq meçe dhe do të boksoj në gjysëmfinale me amerikanin tjetër Willi Monroe Jr, i cili ka bilanc prej 16 fitore (6 KO) dhe një humbje. Dueli i tyre do të zhvillohet me 18 prill në New York. Fituesi i turneut “Boxcino” do të marr të drejtën e drejtpërdrejt të sfidoj kampionin e botës në njërin nga versionet botërore, WBC, WBA apo IBF. 

Kosovaboxing.org
1 mars 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.