RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Kombëtarja udhëton në Itali për përgaditje

1 min read

Prishtinë, 6 Gusht 2011 – Kombëtarja jonë e boksit olimpik do të udhëtoj nesër në Perugja të Italisë për përgaditjet e kampionatit botëror që fillojn muajin e ardhshëm në Baku të Azerbejxhanit. Në përbërjen e boksierve tanë do të janë, Xhulio Vrenozi, Asmer Bilalli dhe Kristian Demaj, ndërsa trainer me ta do të jetë Jozef Sermi. Boksierët tanë do të qëndrojnë në përgaditje për 21 ditë, ku atje do të shifet forma e boksierve tanë. Të tre boksierët e lart përmendur kanë qenë edhe pjesëmarrës në kampionatin evropian në Ankara të Turqisë, ndonëse mungon boksieri tjetër perspektiv Alban Bermeta pa ndonjë arsye, pasi që edhe ai deri më tani ishte pjesë e rregullt e kombëtares sonë dhe pjesëmarrës poashtu në kampionatin evropian. Në Perugja do të jenë prezente edhe shumë shtete tjera sa i përket përgaditjeve si, Brazili, Spanja, Portugalia, vendasi Italia e shumë shtete tjera. Kampionati botëror mbahet në Baku të Azerbejxhanit duke filluar nga data 22 Shtator e deri më 10 Tetor. Ky është kampionati i 17-të me radhë botëror në boksin amator.

Kosovaboxing.org
6 Gusht 2011 

1 thought on “Kombëtarja udhëton në Itali për përgaditje

  1. Ju uroj pune te mbare e te pa lodheshme ne pregaditje boksiereve tane dhe po ashtu dhe suksese ne kampionatin boteror, por mendoj se ne kete perberje eshte dasht me te vertet qe te jete dhe Alban Bermeta i cili dhe eshte i njohur per publikun kosovare, ku ne qdo turne qe ka marr pjese ne Kosove ka lene pershtypje te nje boksieri te mire dhe cilesor e po ashtu dhe nje kultur sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.