RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Amerikanët përcaktojnë ekipin për Kampionat Botëror

2 min read

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arritur që brenda disa ditëve të përcaktoj boksierët më të mirë për momentin dhe më me formë të lartë për kampionatin botëror që do të filloj me 22 Shtator në Baku të Azerbejxhanit. Kampionati u mbajt për gjashtë ditë dhe dha më të mirët. Amerikanët që në vitet e fundit kanë qenë nën hijen e tyre sa i përket boksit olimpik, ata kërkojnë rikthimin e namit dhe rrugën drejt suksesit. Kampionati kualifikues me moton “U.S. Olympic Boxing Trials”, do të jetë poashtu ekipi i cili poashtu do të përfaqësoj SHBA-të vitin e ardhshëm në Lojrat Olimpike në Londër. Në këtë kampionat u dhanë disa emra të njohur për opinionin tonë, por edhe atë ndërkombëtar. Njëri ndër ta ishte Michael Hunter kampion i shumëfisht i Amerikës, por kësaj radhe në një kategori më të ulët, atë të rënd. Pastaj Marcus Brown që para dy vitesh ishte mposhtur nga boksieri ynë Naim Terbunja në finalen e “Daily News Golden Gloves” dhe Ruashee Warren poashtu kampion i shumëfisht i Amerikës. Këta janë disa nga ata që mund të pretendojnë për medalje në botërorin që fillon muajin e ardhshëm.

Kjo është përbërja e përfaqësuesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të marrin pjesë në Baku të Azerbejxhanit :

49 kg – Eros Correa
52 kg – Raushee Warren
56 kg – Joseph Diaz
60 kg – Jose Ramirez
64 kg – Jemel Herring
69 kg – Errol Spence
75 kg – Jessie Hart
81 kg – Marcus Brown
91 kg – Michael Hunter
+91 kg – Lenroy Thompson
Përzgjedhësi : Basheer Abdullah

Artan Vërbica
10 Gusht 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.