RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Kolaj nakauton gjeorgjianin Aduashvili

1 min read

orial kolajRomë, Itali, 14 Qershor 2013 – Orial Kolaj ka vazhduar me fitore, ku kësaj radhe ka nakautuar gjeorgjianin Paata Aduashvili në raundin e dytë. Kolaj filloi furishëm që nga raundi i parë ku me disa goditje të forta i tregoi kundërshtarit Aduashivili se do ta ketë të vështirë. Ky raund i takoi Kolaj ku ishte dominues.
Në raundin e dytë sërish Kolaj ishte vetëmohues duke grushtuar disa herë mjaft fortë gjeorgjianin dhe duke e lodhur. Fundi i kësaj përballje erdhi nga gjysma e raundit të dytë kur Kolaj goditi fuqishëm me të majtën e tij në plexus duke e përfunduar këtë meç me nakaut. 

Kolaj deri më tani ka shënuar 12 fitore (8 KO) dhe 5 humbje, ndërsa gjeorgjiani Aduashivili pësoi humbjen e parë në karrierë, karshi 5 fitoreve dhe dy barazimeve.

Kolaj renditet i dyti në versionin EBU në kategorinë gjysmë të rënd. Ai pritet që shumë shpejtë të sfidon titullin EBU.

Përgatiti:
Artan Vërbica
16 Qershor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.