RTK

RTKLive
22 Qershor, 2024

Huck dhe Arslan përballen me 14 Shtator

2 min read

Marco Huck, Firat ArslanVetëm disa ditë pasi kishte përfunduar dueli i vlefshën ndërmjet Marco Huck dhe Ola Afolabi për titullin e kampionit botëror në versionin WBO në kategorinë kruzer, dy ditë më parë është finalizuar marrëveshja për përballjen tjetër të këtij versioni. Huck i cili fitoi betejën me Afolabi, tashmë do të matë forcat me Arslan. Ky duel do të zhvillohet me 14 Shtator në Hans Martin Schlayer në Stutgart. Kjo do të jetë përballja e dytë ndërmjet Huck dhe Arslan. Ata i kryqëzuan dorëzat në nëntor të vitit të kaluar ku Huck u shpallë fitues pas 12-raundeve që ishte skandali më i madh i vitit të kaluar në boksin profesionist. Arslan i cili fitoi thuajse çdo raund ku fitorja e tij shihej edhe nga “Aeroplani” ai në fund u dëmtua rëndë nga gjyqëtarët. Pas këtij vendimi skandaloz, versioni WBO i dha ultimatum ekipit Saurland për ti dhënë revanshin Arslanit. Tashmë kjo do të finalizohet në fillimin e vjeshtës.

huck vs arslan 2Marco Huck, Firat ArslanMarco Huck v Firat Arslan - WBO World ChampionshipDuelet e fundit të Marco Huck janë kontraverze dhe pa vlerë. Ai është detyruar që edhe me Ola Afolabi të boksoj plotë tre herë me detyrimin nga WBO. I vetmi duel që e ka përfaqësuar vetën si një kampion i vërtet, ishte përballja me rusin Alexander Povetkin në shkurt të vitit të kaluar ku në atë rast iu mohua fitorja. Kosova Boxing ka disa herë që e konstanton se karriera e tij është në rrënje dhe ai shumë shpejt do të humb titujt, ndërsa Arslan mund të jetë ai i cili do ti humb përfundimisht atë reputacionit të kalkualuar dhe pa vlerë në vitet e fundit. Por, kjo do të jetë shumë e vështirë pasi Saurland Event e ka të vetmin boksier të popullarizuar në kampin e tij, pas rrënjes dhe humbjes së titullit edhe të Arthur Abraham nga Robert Stieglitz. Tjetër gjë që Saurland do të synoj që me Jurgen Brahmer të fitoj titullin e kampionit botëror me Nathan Cleverly e cila kjo përballje pritet të zhvillohet ka fundi i vitit.

Në fund mund të konkludojmë se nëse Arslan mund Huck, gjë që është e mundshme, Saurland do të gjendet në pozitë të vështirë dhe ka gjasa që ekipi i madh gjerman mund të falimentoj.

Fotot e publikuara i kemi marr nga faqja zyrtare e Firat Arslan me leje nga vetë boksieri. Këto foto pasqyrojnë duelin e parë Huck dhe Arslan.

Përgatiti:
Artan Vërbica
16 Qershor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.