RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Klubet shqiptare në Maqedoni bojkotojnë kampionatin në Maqedoni për shkak të mos thirrjes së Kosovës në “Gongun e Artë”

1 min read

nga Avdyl Salhiu
21 Tetor 2010

Pas publikimit në redaksinë tonë elektronike, “Kosova Boxing”, se Federata e Maqedonisë në boks, nuk e ka ftuar Kosovën në turnirin ndërkombëtar “Gongu i Artë”, edhe pse kjo e fundit i plotëson të gjitha kushtet për pjesëmarrje në një aktivitet të tillë, kanë reaguar klubet shqiptare që janë në Maqedoni: “Shkupi”, “Çairi”, “Kumanova” dhe “Sindi”. Drejtuesit e këtyre klubeve kanë vendosur që së bashku të bojkotojnë kampionatin e Maqedonisë që në program është këtë fundjavë, nëse Këshilli Drejtues i FBM-së të premten nuk e ndryshon mendjen. “Pas bisedave që patëm me klubet tjera shqiptare, vendosëm që të marrim këtë vendim. Kosova është shtet dhe ata janë të pranuan të marrin pjesë nëpër turne ndërkombëtare kështu që nuk shoh arsye se pse Maqedonia nuk i fton ata. Këtu shihet se sa ky institucion sportiv është nacionaliste, por ne do të luftojmë deri në fund që t’ia arrijmë qëllimit”, tha për “KOSOVA BOXING”, Faton Salihu, kryetar i KB “Çair”. KosovaBoxing.org  do të bëj përpjekje që edhe në ditët në vazhdim ti bëj presion Federatës së boksit të Maqedonisë nëpërmjet Redaktorit tonë Avdyl Salihu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.