RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Këtë fundjavë fillon turneu i 12-të internacional “Adem Jashari”

3 min read

Prishtinë, 23 Nëntor 2010 – Me 27 dhe 28 Nëntor do të mbahet turneu internacional Adem Jashari. Ky turne do të jetë i 12-ti me radhë dhe do të organizohet si çdo vit nga Federata e Boksit të Kosovës. Sot në ambientët e Departamentit të Sportit në Prishtinë u mbajt një konferencë për gazetar rreth organizimit të turneut dhe pjesmarrjes së shteteve. Gjysmëfinalet do të mbahen të shtunden me 27 Nëntor në pallatin e rinisë dhe sport nga ora 17h, dhe poashtu finalja do të jetë të nesermën, ditë e dielë me 28 Nëntor nga ora 17h. Konferencën e hapën kryetari Ramadan Selimi i cili faleminderoi të gjithë kontribuesit dhe ftoi që sa më shumë adhurues të boksit të jenë prezenet në gjysmëfinalet dhe finalet në Prishtinë. Pastaj fjalën e mori sekretari gjeneral Mehmet Bogujevci i cili konfirmojë shtetet pjesmarrëse. Ato do të jenë: Shqipëria, Mali i Zi, Bosna dhe Hercegovina, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Italia, Cekia, Polonia, Hungaria dhe vendasi Kosova. Ndërsa listën e boksierve të përzgjedhur e bëri të ditur selektori Xhevdet Peci, të cilët do të janë; 52kg -Fatos Ferizi, 60kg – Liridon Zeqiri, 64kg – Burim Hasani, 91kg – Egzon Muçolli, ndërsa listës mund ti bashkohen edhe Burhan Zeneli në 75 kg dhe Ismet Dobratiqi në 81 kg nëse do të ketë vend dhe kundërshtar për ato. Selektori së bashku me organizatorin bëri të ditur se do të jenë edhe dy boksiere, Marigona Beadini dhe Fatlume Ahmeti.  Pra Gjithësej pritet të jenë 12-shtete me afër 50 boksier. Federata e Boksit të Kosovës të premtën do të na jap edhe një pasqyrë me të gjithë boksierët nga të gjitha shtetet pjesmarrëse.

Kosovaboxing.org ju sjell një histori të shkurtër për komandantin legjendar Adem Jashari, për historikun e turneut, dhe fituesit e turneut.

Kush ishte Adem Jashari

Adem Jashari (1955-1998), ishte dhe mbeti simbol i rezistencës së armatosur kundër ushtrisë dhe policisë serbe. Në fillim të viteve 90-ta, ishte prijës dhe lajmëtar i orëve të para të frymës së lirisë. Ishte komandanti i UCK-së, frymëzues dhe udhërrëfyes i gjeneratave që luftën e nisur nga ai, do t`a kurorëzonin  me çlirimin e Kosovës dhe lirinë e shumë pritur. Krykomandanti bie heroikisht së bashku me 50 familjarë dhe bashkëfshatar në luftën heroike të 5, 6, dhe 7 Marsit 1998. Me urdhër të shtabit të përgjithshëm të UCK-së, shpallet komandant legjendar.

Historiku i turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”

Pas çlirimit të Kosovës nga okupimi serb, me incijativ të një grupi sportistësh, dashamirë të boksit, lindi ideja për organizimin e një turneu ndërkombëtar të boksit i cili do të mbahet me 28 Nëntor, pikërisht për ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Këshilli organizativ me këtë rast merr pëlqimin e familjes Jashari. Më pas, FboxK-së me punën e palodhshme dhe me përkushtim të madh merr për sipër organizimin e kësaj ngjarje të madhe sportive tradicionale. Turneu “Adem Jashari” tash e sa vite mbahet nën përkujdesjen dhe mbështetje të Qeverisë dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Fituesit e kupës “Adem Jashari”

1999 – Faton Salihu
2000 – Faruk Ramadani
2001 – Artan Nushi
2002 – Besim Brahimi
2003 – Rasim Shabani
2004 – Naim Tërbunja
2005 – Jetmir Kuçi
2006 – Naim Tërbunja
2007 – Naim Tërbunja
2008 – Jeton Plakaj
2009 – Bojan Pesic

Përgaditi : Artan Vërbica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.