RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Katie Tylor boksierja më e mirë e Lojrave Olimpike

2 min read

Londër, 9 Gusht 2012 – Irlandezja Katie Tylor është zgjedhur boksierja më e mirë e Lojrave Olimpike. Tylor mposhti në finale rusën Sofia Ochigava me rezultat 10 me 8. Dueli ishte mjaft interesant dhe ndodhta një atmosferë e krijuar nga shikuesit irlandezë që ishin në numër të madh afër 10 000 të pranishëm, mund të themi lirisht që ndikuan në fitoren e Tylor. Publiku ishte i shkëlqyeshëm dhe ndodhta kjo ka bërë që edhe epiteti i më të mirës së turneut të ipet kësaj garuse. Irlanda deri më tani ka pasur edhe dy gjysmëfinalist në konkurrencën e meshkujve por ata nuk e patën publikun siç e kishte Katie Tylor.
Meç i bukur ishte edhe në finalen e kategorisë deri 51 kg, ndërmjet britanikës Nicola Adams dhe kinezes Ren Cancan. Kjo fitore i takoi Adams e cila e dërmoi Cancan. Adams e hedhi edhe në dysheme kinezën dhe e mundi bindshëm 16 me 7.  Cancan është e njohur për opinionin tonë pasi fitoi boksierën tonë Azize Nimani në kampionatin botëror në Kinë 13 me 7. Ky kishte qenë edhe meçi eliminator të cilën boksierja jonë nuk mundi të fitojë normën olimpike.
Nderin e amerikanëve në boksin olimpik për amerikanët e ka mbajtur boksierja Cleressa Shields e cila ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 75 kg, duke iu bashkangjitur edhe amerikanën tjetër Marlen Esparza e cila fitoi medaljen e bronzt në konkurrencën deri 51 kg. Shields mundi rusen Torlopova 19 me 12.  Tinejxherja 17-vjeçarje tregoi se ka potencial të madh në këtë sport, ku me moshën e saj të arritë të fiton medaljen e artë duket e pamundur për shumë shtete tjera.

Kosovaboxing.org
10 Gusht 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.