RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Gjysmëfinalet në LO: Britania e Madhe siguron tre finale

3 min read

Përgatiti: Artan Vërbica

Londër,  10 Gusht 2012 – Turneu olimpik në boks po i vjen fundi deri sa gjysmëfinalet dhanë duele mjaft të bukura, ndër to duhet theksuar meçin në katgorinë deri 91 kg ndërmjet italianit Clemento Russo dhe boksierit nga azerbejxhanit Teymur Mammadov. Meçi ishte mjat interesant ku Russo edhe pse favoritë ndodhi në momente të pazakontë duke humbur dy raundet e para dhe ishte duke humbur meçin, por ai shpagoi fitoren në raundin e tretë duke bërë të pamunduren duke kthyer rezultatin në dobi të tij 15 me 13. I riu 19-vjeçar nga Azerbejxhani la mbresa të mira duke treguar se ka të ardhme të ndritshme. Dueli tjetër në kategorinë e rend ndërmjet bullgarit Kubrat Pulev dhe ukrainasit Oleksander Osyk nuk zgjoi shumë interesim, pasi Osyk ishte dominant duke sjellur në disa raste Pulevin në situate të keqe, ku një herë ishte në nakdovn, por u mbajt disi deri në fund. Në fund fitorja ishte më se merituar për Osyk ku fitoi 21 me 5.

Roberto Cammarelle arriti finalen e dytë në Lojrat Olimpike. Cammarelle kampion aktual olimpik pati punë poashtu me një boksier nga Azerbejxhani i cii tregoi se jo rastësisht ka arritur deri në gjysmëfinale. Edhe në këtë duel u treguan nuancat e vogla ku e shpërblyen italianin me fitore të ngushtë 13 me 12. Cammarelle në finale do të takohet me boksierin vendas, britanikun Anthony Joshua i cili mposhti kazakun Ivan Dychko 13 me 11.

Duele të bukura u zhvilluan në kategorinë e mesme, aty u takuan boksieri brazilian Esqiuva Falcao Florentino nga Brazili dhe britaniku Anthony Ogogo. Ky meç ndoshta ishte ndër më të bukurit duke treguar boks cilësor, ndërsa fitues doli Florentino i cili mposhti Ogogon bindshëm 16 me 9. Duel tjetër interesant ishte ai ndërmjet japonezit Ryoto Murata i cili befasoi kampionin botëror uzbekun Abbos Atoev 13 me 12. Finalja ndërmjet Florentino dhe Murata do të jetë mjaft i paparishikueshëm.

Duelet dhe rezultatet tjera ishin këto:

Kategoria Mizë – 49 kg
Shiming Zou (Kina) – Paddy Barnes (Iralndë) – 8-8
David Ayrepetyan (Rusi) – Kaeo Pongprayoon (Tajlandë) – 12-13

Kategoria flutër – 52 kg
Misha Aloain (Rusi) – Tugstsogt Nymbayar (Mongolia) – 11-15
Michael Conlan (Irlandë) – Robeisy Ramirez Carrazana (Kuba) – 10-20

Kategoria Bantam – 56 kg
Lazaro Alvarez Estrada (Kuba) – Joe John Nevin (Irlandë) – 14-19
Luke Campbell (Britani e Madhe) – Satoshi Shimizu (Japoni) – 20-11

Kategoria e lehtë – 60 kg
Vasyl Lomachenko (Ukrainë) – Yasnier Toledo Lopez (Kuba) – 14-11
Evaldas Petrauskas (Lituania) – Soonchul Hon (Korea Jugore) – 13-18

Kategoria Gjysmëvelter – 64 kg
Roniel Iglesias Sotolongo (Kuba)
– Vicenzo Mangiacapre (Itali) – 15-8
Munkh Erdene Uranchimeg (Mongolia) – Denys Berinchyk (Ukraina) – 21-29

Kategoria velter – 69 kg
Taras Shelestyuk (Ukrainë) – Freddie Evans (Britani e Madhe) – 10-11
Andrey Zamkovoy (Rusi) – Serik Sapiyev (Kazakistan) – 12-18

Kategoria e mesme – 75 kg
Anthony Ogogo (Britania e Madhe) – Esqiuva Falcao Florentino (Brazil) – 9-16
Abbos Atoev (Uzbekistan) – Ryota Murata (Japoni) – 12-13

Kategoria gjysmë e rënd – 81 kg
Yamaguchi Falcao Florentino (Brazil) – Egor Mekhontchev (Rusi) – 11-23
Adilbek Niyazzymbetov (Kazakistan) – Oleksandr Gvozdyk (Ukrainë) – 13-13

Kategoria e rend – 91 kg
Oleksander Osyk (Ukrainë)
– Tarvel Pulev (Bullgari) – 21-5
Teymur Mammadov (Azerbejxhan) – Clemento Russo (Itali) – 13-15

Kategoria super e rend – +91 kg
Magomedrasul Medzidov (Azerbejxhan) – Roberto Cammarelle (Itali) – 12-13
Ivan Dychko (Kazakistan) – Anthony

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.