RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Katër shqiptar fitojnë në kampionatin Zviceran për junior dhe kadetë

2 min read

Në qytetin Schaffhausen në Zvicër është mbajtur kampionati i boksit amator të Zvicrës për junior dhe kadetë.  Në kampionatin për junior morrën pjesë këta boksier shqiptar, Jeton Morina, Lorand Lubishtani, Yll Rashiti, Burim Smajli, Ergon Berisha, Ylber Tahiri, Besart Emini, Valentin Marjakaj. Nga këta boksier, gjashtë nga boksieret tanë arritën në finale ndërsa katër fitues të medaljes së artë, ishin pikërisht shqiptar.

Në kategorinë e lehtë, Lorand Lubishtani fiton medaljen e artë duke fituar titullin e kampionit të Zvicrës për kadet. Lubishtani mposhti në gjysmëfinale, shqiptarin tjeter Ergon Berisha, ndërsa në finale mposhti Jozef Ulet me 15:2 duke treguar se është më i miri në këtë kategori.

Një finale tjetër e zhvilluar në kategorinë e mesme, përsëri gjeti dy shqiptar. Ylber Tahiri ((BU Winterthur) dhe Besart Emini (RC Lausanne). Dueli ishte mjaft interesant ku Tahiri ishte diç, më i mirë duke fituar me 15:10. Kampion i Zvicrës në kategorinë e mesme, në konkurrencën e kadetëve, Ylber Tahiri.

Jeton Morina (Pes Nyon) mundi në gjysmëfinale Ivan Brnic (BT Luganese). Morina fitoi bindshëm me 20:7. Një ditë më parë Jeton Morina mposhti Pellegrino Alejandro (BR Zyrih Horgen). Kampion i kategorisë së mesme në konkurrencën e juniorëve, Jeton Morina.

Yll Rashiti (KS Rhein Valley) mposhti boksierin me origjinë kolumbiane, Luis Enrique De La Rosa. Ai mposhti edhe në gjysmëfinale Armin Breacher me KO në raundin e pare. Kampion i kategorisë së rend në konkurrencën e juniorëve, Yll Rashiti.

Artan Vërbica
8 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.