RTK

RTKLive
27 Prill, 2024

Karaxha mbron titullin e Belgjikës

1 min read

Top Sporthal, Ghent, Belgjikë, 1 dhjetor 2017 – Meriton Karaxha ka arritur me suksesë të mbroj titullin e kampionit të Belgjikës në kategorinë velter. Karaxha (16-4-1, 6 KO) mposhti afrikanin e natyralizuar nga Rvanda, Jean Pierre Habimana (7-12-3, 3 KO) me vendim unanim pas dhjetë raundeve. Boksieri ynë edhe më parë kishte boksuar me Jean Pierre Habimana në vitin 2014. Edhe atë pati mposhtur Habimanan me vendim të një anshëm të gjyqëtarëve.

Tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e boksierit tonë me rezultat bindës kundër Jean Pierre Habimana me 98-93, 99-91 dhe 98-92.

Kjo ishte mbrojtja e parë e titullit belg në kategorinë velter për Karaxhën. Ai titullin e Belgjikës e fitoi këtë vit me 20 maj duke mposhtur Imad Azaroui (9-2, 1 KO) me nakaut teknik në raund të shtatë. Ndërsa po këtë vit fitoi edhe titullin e kampionit të Belgjikës në kategorinë super të lehtë.

Karaxha mbrenda vitit arriti të dhe tani në velter. Boksieri ynë përmbyll një vit të suksesshëm prej pesë fitoresh dhe një humbje.

www.kosovaboxing.org
2 dhjetor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.