RTK

RTKLive
26 Shtator, 2022

Fabiana Bytyqi e bën për veti edhe titullin “WBC Silver”

1 min read

Usti Nad Labem, Republika e Çekisë, 2 dhjetor 2017 – Kampionja e botës për të reja në versionin WBC, Fabiana Bytyqi ka arritur të fitoj edhe një titull të rëndësishëm në karrierën e saj. 21-vjeçarja mposhti mbrëmë kundërshtarën nga Tanzania, Fatuma Yazidu me nakaut teknik në raund të dytë.

Kjo fitore e dërgon atë lartë në rangimet botërore në versionin WBC që mund të sfidoj titullin e botës vitin e ardhshëm që do të jetë mjaft e mundshme.

Fabiana ka një karrierë të ndritshme deri më tani. Ajo ka radhitur 12 fitore (4 KO) të një pas njëshme, ndërsa që nuk njeh humbjet për tre vite në boksin profesionist. Ajo po përmbyll një vit të suksesshëm këtë vit me tre meçe të rëndësishme, të gjitha fitore duke mbrojtur titullin “WBC Youth” dhe duke fituar tani edhe titullin tjetër të familjes së WBC-së, “WBC Silver”.

www.kosovaboxing.org
3 dhjetor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.