RTK

RTKLive
7 Dhjetor, 2021

K-1: Rezultatet e “World Grand Prix, Final 16” në Seul

5 min read
Olimpic Park, Seul, Kore e Jugut, 2 Tetor 2010 – Në një ambient të bukur në Seul të Koresë së Jugut janë zhvilluar duelet e para të tetës së finales së “K-1 World Grand Prix” ku janë përcaktuar çerekfinalistët e parë. Duelet ishin mjaft interesante ku nuk munguan as plandosjet në dysheme, lufta të fortë të përafërta, diskualifikime, gjakosje, që e bëjnë finalet e K-1 një ndër sportet më interesante të sporteve luftarake. Në çerekfinale u kualifikuan këta kick-boxier që do të takohen me 11 Dhjetor në Yakohama. Ata janë: Tyron Spong, Gokhan Saki, Daniel Ghita, Kyotaro, Peter Aerts, Alistar Overeem, Mighty Mo dhe Semmy Schilt.

Tyron Spong vs. Ray Sefo – Fitues Spong me vendim unanim 3-0
Lufta e parë filloi mes Tyron Spong dhe Ray Sefo ku u zhvillua një luftë interesante. Sefo kishte vetem pesë ditë që kishte kuptuar se do të marrpjesë si zavendësues i Ruslan Karaav dhe nuk doli mirë kundër Spong, ndoshta nuk ka qenë edhe në formën më të mirë dhe kështu Spong fitoi me vendim unanim. Gjatë tre raundeve Spong ishte dominantë dhe fitoi pastër. Spong mund të jetë kërcnim për çdo kundërshtar në vazhdim.

Gokhan Saki vs. Freddy Kamayo – Fitues Saki me TKO 1
Gokhan Saki ka qenë superior ndaj franqezit Freddy Kamayo. Forca dhe shpejtësia kanë qenë kyqe në këtë duel ku Saki shumë herët e lëndoi Kamayo-n. Franqezi tre herë u gjet në dysheme duke ndërprerë luftën më pastaj gjyqtari. Kamayo i cili boksoi vitin e kaluar me kick-boxierin tonë Xhavit Bajrami, nuk ishte i denjë në të tetën e finales së “K-1 World Grand Prix”, ndërsa Saki ishte superior.

Daniel Ghita vs. Erroll Zimmerman – Fitues Ghita me TKO 2
Ka pasuar me radhë kick-boxieri nga ekipi “Golden Glory” Erroll Zimmerman i cili ishte favoritë ndaj romunit Daniel Ghita por ky duel doli të jetë ndryshe. Në këtë duel i riu Ghita shfrytëzoi për mrekulli Low-kick duke qenë përcaktues me këtë strategji. Zimmerman nuk mundi të vazhdoj më shumë se raundi i dytë dhe u dorëzua, gjë që tregoi se Ghita mund të jetë i denjë edhe për tjerët.

Kyotaro vs. Jerome La Banner – Fitues Kyotaro me DQ
Japonezi Kyotaro doli të jetë fitues në këtë duel dramatik. Lufta filloi nga të dy me një kujdes të veçantë. Në raundin e parë nuk u tregua asgjë. Raundi i dytë filloi ashpër dhe me disa kombinime të bukura nga te dy. Në raundin e tretë franqezi LeBanner u dëmtua mjaft duke marrur lëndime serioze ku gjakoste mjaft por ai nuk u ndal asnjë herë duke luftuar denjësisht. Kyotaro ishte agresor në raundin e tretë ku edhe gjyqtarët e patën të vështirë sa i përket fituesit. Në fund gjyqtarët e konsideruan luftën e barabartë dhe dhanë plus një raund gjë që LeBanner ishte i paknaqur dhe lëshoi ringun në shenjë paknaqësia. Fitorja iu dha japonezit Kyotaro me diskualifikim.

Peter Aerts vs. Ewerton Teixeira – Fitues Aerts (pas një raund më shumë SD 4)
Dueli me radhë u zhvillua mes legjendës Aerts dhe 18-vjeçarit Ewerton Teixeira. Ewerton kishte ushtruar shumë për këtë turne por në këtë duel u pa se ai akoma nuk ka ndonjë eksperiencë për të rrëmbyer ndonjë titull të madh. Në raundin e parë Ewerton ishte më i mirë. Edhe në raundin e dytë Aerts në fillim kishte probleme, por më pastaj i pa dobësit e të riut Ewerton duke shfrytëzuar mjaft mirë “low-kick” dhe duke zhvilluar luftën në distancë. Në raundin e tretë ishte një luftë solide me disa kombinime të bukura nga te dy. Gjyqtarët vendosën për barazim dhe dhanë plus një raund extra. Më pastaj Aerts ishte më i saktë në disa gjuajtje duke fituar duelin.

Alistar Overeem vs. Ben Edwards – Fitues Overeem me TKO 1
Kampioni aktual botëror në “Strike Force MMA” Alistar Overeem kaloi pengesën e tetës së finales së K-1 kundër fituesit së Grand Prix të Australisë 2010, Ben Edwards. Overeem shkatëroi Edwards-in duke e hedhur tre herë në dysheme. Ishte direkti i djathtë përcaktues i këtij dueli nga Overeem i cili i dha goditjen e parë në nofull. Më pastaj Edwards u zgjua dhe vazhdoi, por Overeem prapë e hedhi në dysheme me dorë të djathtë. Edward prapë u zgjua por Overeem edhe një herë e goditi fortë dhe gjyqtari e ndaloi luftën. Fitore e sukseshme nga Overeem.

Mighty Mo vs. Raul Catinas – Fitues Mo me vendim unanim 3-0
Ky ishte njëri ndër duelet të tetës së finales së këtij viti. Mighty Mo edhe pse erdhi si zavendësues këtë vit tregoi se do të jetë e vështirë të mposhtet ndërsa romuni 22-vjeçar tregoi performancë të mirë. Edhe pse për herë të parë në finalet e K-1, Catinas tregoi se është perspektivë e kick-boxit botëror. Raundi i parë filloi me luftë të ashpër ku të dy shpenzuan shumë goditje. Në raundin e dytë Mo ishte më i përqëndruar dhe priste gabimet nga Catinas dhe herë pas herë jepte goditje të forta por nuk mungonin gjuajtjet dhe rreziku nga Catinas. Në raundin e tretë e njejta skenë por Catinas merr një vërejtje publike për shkak se ishte e lodhur dhe e mbante disa herë në clinch. Në fund gjyqëtarët i dhanë fitoren amerikanit Mighty Mo me 3-0.

Semmy Schilt vs. Hesdy Gerges – Fitues Schilt me 2-1
Dueli i fundit ishte ai mes kampionit botëror të K-1, Semmy Schilt dhe Hesdy Gerges. Schilt filloi mirë duke e mbajtur Gerges në distancë ku e mbylli raundin e parë në favor të tij. Në raundin e dytë përsëri Schilt ishte në atë stil të njejtë të luftës por Gerges në fund të këtij raundi e dha disa goditje të forta. Raundi tretë ishte mjaft i bukur ku Gerges filloi ashpër duke goditur disa herë mjaft fortë Schilit-in por jo të mjaftueshme për ta plandosur. Më pastaj të dytë ishin të lodhur. Në fund gjyqtarët e vlerësuan me 2 me 1 për kampionin në fuqi Schilt. Nga ajo që u pa nga Schilt në këtë duel u pa se ishte mjaft i lodhur dhe vështirë e ka këtë vit mbrojtjen e titullit nga forma e tij që u pa mbrëmë. Ndërkohë Gerges u pa që është befasia e vitit pasi mposhti këtë vit, të popullarizuarin Badr Hari dhe kick-boxierin tonë Kreshnik Rrustemi, por edhe me Schilt tregoi luftë të fortë. Schilt pas duelit theksoi për mediat botërore se ky ishte njëri ndër duelet më të vështirë në këto vitet e fundit.

Artan Vërbica
3 Tetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.