RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

K-1: Caktohen çiftet çerekfinale për “World Grand Prix” 2010

1 min read

Janë caktuar çiftet çerekfinale të K-1 World Grand Prix e cila vazhdon në Yakohama të Japonisë me 11 Dhjetor.

Shorti ka dashur që të takohen kështu:

Peter Aerts vs. Mighty Mo
Semmy Schilt vs. Kyotaro
Gokhan Saki vs. Daniel Ghita
Alistar Overeem vs. Tyron Spong

Këto duele do të jenë mjaft interesant dhe analistët e kick-boxit favorizojnë këta gjysmëfinalistë. Peter Aerts do të jetë favorit ndaj Mighty Mo, mirëpo unë nuk e besoj që veterani Aerts do të mund të kaloj të fortin Mo. Pastaj Schilt konsiderohet favorit ndaj Kyotaro dhe këtu mund të konstatoj se Schilt mund ta kaloj japonezin edhe pse në luftën me Gerges u dukë mjaft i zbehtë. Saki dhe Ghita konsiderohet si duel i barabartë dhe kjo mund të jetë ashtu, sepse të dy treguan luftë të bukur dhe fituan duelet e tyre para kohës, por unë parashikoj se Saki është favoritë ndaj Ghitas. Saki është në formë të jetës dha ka punuar shumë për finalet e këtij viti. Në duelin e fundit Alistar Overeem kundër Tyron Spong thuhet se Overeem do ta kaloj pa ndonjë problem dhe këtë gjë e mendoj edhe unë. Ethet e K-1 dhe lajmet exskluzive mund ti keni vetem në Kosovaboxing.org.

Artan Vërbica
7 Tetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.