RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

K-1 Max: Tahir Menxhiqi lufton me 5 Korrik në Tokyo

2 min read

Kampioni botërorë në versionin WKA deri, – 70 kg Tahir Menxhiqi do të paraqitet me 5 Korrik në Tokyo të Japonisë në kuadër të K-1 Max. Menxhiqi i cili deri më tash ka zhvilluar dy duele në K-1, ka shënuar një fitore dhe një humbje, dhe pret të paraqitet denjësisht para publkiut japonez. Menxhiqi zyrtarisht është i vetmi shqiptar që lufton me flamur të Kosovës dhe deri më tani ka arritur suksese të mira.

Tahir Menxhiqi ka zhvilluar gjithësej 34 duele në kick-box duke shënuar 29 fitore dhe 5 humbje në Klasën A. Menxhiqi ka të kaluar të sukseshme ku me vite ka përparuar mjaft. Në vitin 2004 ka fituar titullin e kampionit botërorë në versionin WKA. Vitin e kaluar në Prishtinë arriti para publikut kosovar që të fitoj titullin e kampionit botërorë në versionin WKA, deri -70 kg, kundër boshnjakut Vedad Mulaomerovic. Tani po bon gara edhe në K-1 Max që mund të thuhet se është në rrugë të mbarë deri tek suksesi edhe në diciplinën më të popullarizuar në botë.
Në garën që pritet të zgjoj interest ë madh jo vetem në Japoni, përveç Menxhiqit, do të paraqiten edhe shumë yje të K-1 Max si Yoshiro Sato, Hiroki Nakayama, Albert Kraus, Andre Dida e shumë tjerë. Menagjeri i Tahir Menxhiqit, Denis Krawer ka theksuar se sheh një të ardhme të ndritur tek Menxhiqi dhe beson në sukseset e tij. Kundërshtari i tij ende nuk është përcaktuar mirpo pritet që shpejt të dihet.

Kosovaboxing.org
11 Qershor 2010

9 thoughts on “K-1 Max: Tahir Menxhiqi lufton me 5 Korrik në Tokyo

  1. Tahiri ësht krenaria e gjith Shqiptaris ,mburremi t’gjith me Tahirin , ësht i vetmi sportist shqiptar i cili garon ne K-1 dhe mbron ngjyrat e Kosovës , kemi besim shum t’madhë qe Tahiri do te jet Triumfus do te shkelqei ne K-1 Tokio te Japonis , tuj e dit se qfar zemre dhe karakteri te luftetarit ka, neve sna mbetet sen vetem se me e Uru per fitore.
    -Urime Tahir je i pamposhtun je 1-shi t’gjith jemi me ty…

  2. I vetmi qe lufton per ngjyrat e flamurit te Kosoves , krenohna me agjin tem . best of the best tahir menxhiqi .

  3. Shum mire per tahirin amo nuk ashte e vertet se tahiri i ka 2 meqe ne japoni aj veq nje meq eka bar kunder lim chi bin dhe e ka humb shum keq.
    dhe edhe ky meq tash nuk bahet ne organizim te madh por para meq ajo don me thane se para se mu qel eventi.
    suksese per tahrirn dhe bile qet her me fitore

  4. Nuk është veq Tahiri qe lufton per flamur te kosoves por ka shum te tjere.
    dhe masi qe Tahiri shum i mire tu koka pse nuk pe qet eurosporti sikur tjere luftetar dhe kan e ka rre Tahiri deri tash???
    Mullaomerovici nuk ashte kurgjo, Beqiri as shance si ka dhane as 1 rund e me to u bo tahiri kampion boterore.
    Kisha pas qef Tahirin njiher me pa me luftetar te forte se qysh ish rre. Deri sot ika pas 4 meqe pak te fort dhe te 4-it ika humb

  5. valla boll shum kishe rreh ,
    veq kush tah kah inati boll kishe arrite ,
    jam adhurus i flakt i joti ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.