RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Kreshnik Rrustemi kundër Paul Sllowinski me 12 Shtator

2 min read

Kreshnik “Warrior” Rrustemi do të boksoj kundër polakut, Paul “The Sting” Slowniski me 12 Shtator. Rrustemi 35-4 (30 KO) ka zhvilluar dy duele këtë vit duke mposhtur Erroll Paris me KO 1 dhe Thomas Hron me vendim të gjyqëtarëve në tre raunde. Në duelin e fundit Rrustemi e kishe plandosur dy here në knock-down, Hronin, kurse tash e pret një sfidë tjetër kundër polakut që ka shumë përvojë. Slownski  77-17-1 (52 KO) ka përvoj qe 11-vite në kick-box duke luftuar me disa luftëtar të njohur të ruzullit botëror si Semmy Schild, Remy Bonjasky, Gokhan Saki etj. Slowinski këtë vit ka shënuar dy fitore dhe dy humbje.  Ai mposhti Konstantin Gluhov KO  2, Eric Nosa KO 1 dhe humbi nga Hesdy Gerkes dhe Steve McKinnon me vendime të gjyqëtarëve.

Rrustemi është pjesë e klubit më të njohur “Its Show Time” e cila menagjohet nga Simon Rust. Rrustemi bën pjesë në planet e e Rust edhe për një kohë të gjatë, pasi kick-boxieri ynë ka një të ardhme të ndritur. Simon Rust i cili konsiderohet si menagjeri më i madh sot në kick-box dhe K-1, ka për qëllim blerjen e K-1 pasi japonezet janë në krizë të madhe dhe i kanë borgj milona të shumtë promoterit të njohur. Rust synon që “Its show Time” do të grumbulloj 16-të kick-boxierit më të mirë në botë dhe Rrustemi bën pjesë ndër ta. Nëse Rust e blen K-1 atëhere mund që K-1 të transferohet në Holandë gjë që nuk dihet a do të jetë e sukseshme pasi K-1 ka zanafillën në Japonin e largët. Si do që të jetë këto janë disa parashikime dhe thashë e theme që po qarkullojnë në opinionin botëror por shumë lehtë mund të ndodh. Përflitet se edhe popullariteti i K-1 në Japoni nuk është sikurse ka qenë më parë.

Artan Vërbica
18 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.